• e diel, 22 dhjetor 2024

Kadirov pas rënies së Avdijivkës: Rusia me hapa të mëdhenj ecën drejt Kievit

Kadirov pas rënies së Avdijivkës: Rusia me hapa të mëdhenj ecën drejt Kievit

Moskë, 20 shkurt 2024 (MIA) - Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov pas marrjes së qytetit Avdijivka në lindje të Ukrainës deklaroi se Rusia me hapa edhe më të mëdhenj ecën drejt Kievit.

"Avdijivka është edhe një hap drejt fitores. Mendoj se do të vazhdojmë të ecim përpara me hapa të mëdhenj drejt Kievit", deklaroi Kadirov para gazetarëve. 

Ai thotë se forcat ukrainase "kanë shtënë ndaj civilëve në Donbas" nga Avdijivka dhe se për këtë shkak ishte shumë me rëndësi që të ndërmeret kontrolli mbi atë qytet, i cili gjendet në veri të Donjeckut. 

Nuk është vetëm Avdijivka. Janë ndërmarrë edhe disa fshatra të tjerë. Çdo centimetër tokë të cilën e ndërmarrim është e nevojshme sepse ka banditë, terroristë, djaj... Ata nuk kanë asgjë të shenjtë, për këtë duhet të shkatërrohen. Gjuajnë civilë... Ndërsa komandanti suprem nuk ja jep mundësi që të kryejmë operacion special në vrull të plotë për shkak të faktit që aty ka civilë, thotë Kadirov.

Forcat ruse vendosën kontroll të plotë mbi Avdijivkë të shtunën. Marrja e qytetit kryesor strategjik ka mundësuar që të distancohet linja e frontit nga Donjecku. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR