• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kacarska në takim me shefen e misionit për vëzhgim të zgjedhjeve pranë OSBE/ODIHR-së, Xhilian Stirk

Kacarska në takim me shefen e misionit për vëzhgim të zgjedhjeve pranë OSBE/ODIHR-së, Xhilian Stirk

Shkup, 12 prill 2024 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska ka realizuar takim pune me Xhilian Stirk, shefe e Misionit për vëzhgim të zgjedhjeve për president të Republikës dhe për deputetë në Kuvendin pranë OSBE/ODIHR-së.

"Kryetarja Kacarska e ka konfirmuar Stirk se Gjykata kushtetuse nuk ka kompetenca që drejtpërdrejt të vendos për procesin zgjedhor, por në pajtim me Kushtetutën, mund të vendos për kushtetueshmërinë e Kodit zgjedhor, respektivisht kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e rregullit që rregullon çështje lidhur me zgjedhjet", thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Krahas kësaj, siç thuhet në kumtesë, Gjykata mund të vendos edhe për kërkesat e parashtruara nga qytetarët për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të konfirmuara me nenin 110, alinea 3 nga Kushtetuta, nëse ndonjë nga këto liri dhe të drejta janë lënduar gjatë zbatimit të zgjedhjeve.

Si shembull konkret, kryetarja e Gjykatës kushtetuese, e ka potencuar lëndën paradokohet të formuar për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së Udhëzimit për radiodifuzerët për zgjehdjet presidenciale dhe parlamentare 2024, me rastin e iniciativës së parashtruar të kandidates së pavarur presidenciale Biljana Vankovska-Cvetkovska dhe partisë politike "E Majta".

Në takim, Kacarska u informua për aktivitetet vijuese dhe të planifikuara të Misionit, të lidhura me zgjedhjet e ardhshme. bsh/

Foto: Gjykata kushtetuese

QËNDRONI TË LIDHUR