• e martë, 24 dhjetor 2024

Kacarska: Janë mbajtur një numër rekord seancash dhe janë pranuar 210 nisma, qytetarët gjithnjë e më shumë informohen për Gjykatën Kushtetuese dhe rolin e saj

Kacarska: Janë mbajtur një numër rekord seancash dhe janë pranuar 210 nisma, qytetarët gjithnjë e më shumë informohen për Gjykatën Kushtetuese dhe rolin e saj

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska mbajti konferencë vjetore për shtyp në të cilën i prezantoi konkluzionet nga puna e Gjykatës gjatë vitit 2023 dhe theksoi se krahas përbërjes jo të plotë të Gjykatës, janë mbajtur një numër rekord i seancave, gjë që, siç tha, nuk ka ndodhur në 22 vitet e fundit.

Kacarska kumtoi se deri sot në Gjykatën Kushtetuese janë pranuar 210 nisma dhe ky numër, thotë ajo, kalon nga mesatarja e 5 viteve të fundit që varion mes 130-170, nëse përjashtohet 2020-ta kur për shkak të pandemisë kovid-19 u kontestuan qindra dekrete të Qeverisë të cilat iu referuan masave të marra.

"Ky numër prej 210 nismash dhe 7 kërkesave të tjera për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave është vektor që neve na sjell informacion se qytetarët janë gjithnjë e më të informouar për Gjykatën Kushtetuese dhe po vetëdijësohen për rolin dhe rëndësinë e saj në rendin tonë juridik. Numri më i madh i nismave ose reth 60 për qind kanë mbërritur pikërisht nga qytetarë nga i gjithë vendi, ose më saktë kemi pranuar 127 nisma nga qytetarët. Pesëmbëdhjetë raste janë formuar me nismë të komunave të ndryshme, shtatë raste janë inicuar nga parti politke, ndërsa tetëmbëdhjetë janë me nismë nga shoqatat e qytetarëve", kumtoi Kacarska.

Theksoi se një nga konluzionet këtë vit është vendosja e ankimimit kushtetues për qytetarët. Ajo u bëri thirrje politikanëve dhe partive politike që t'u mundësojnë qytetarëve për të gjitha liritë dhe të drejtat e tyre të drejtohen në Gjykatën Kushtetuese, në vend që të kërkojnë drejtësinë në Strazburg, gjë që, siç tha, i kushton shtetit, si dhe dëmton reputacionin.

Kjo temë, thotë Kacarska, na solli në një tryezë të përbashkët për diskutim me sektorin joqeveritar, me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të bashkësisë akademike dhe konkluzioni është se ekziston një nevojë reale për vendosjen e ankimimit kushtetues në Maqedoni. 

"Qytetarët do t'i njohin angazhimet, sepse ankimim kushtetues do të thotë që të gjithë duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat e Kushtetutës dhe të kërkojnë të mbrohen para Gjykatës Kushtetuese kur është bërë një shkelje, pavarësisht nga përkatësia politike, etnike apo çfarëdo përkatësie tjetër. Mbështetje morëm nga presidenti shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa ministri i Drejtësisë Krenar Lloga përmes mediave deklaroi se e përkrah idenë e ankimimit kushtetues, Nuk duhet munguar të thuhet se edhe disa nga përfaqësuesit ndërkombëtarë shprehën mbështetje për vendosjen e këtij instrumenti ligjor. Shpresoj se të gjitha palët e tjera të interesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut do t'i japin një qasje serioze çështjes së vendosjes së ankimimit kushtetues", tha Kacarska.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari lidhur me masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, me të cilën është ngrirë pagesa e shtesës së pagës bazë për 30 për qind për punëtorët në Ministrisë e Financave dhe punëtorët në organet tjera të administratës, të cilët protestuan sot në para Gjykatës Kushtetuese, tha se shtesa e pagave sipas Ligjit të Buxhetit, bazë është se të njëjtit nuk e kanë krijuar një të drejtë të tillë as në ligj, as në marrëveshje kolektive. ls/

Foto: MIA 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR