• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kabineti i Xhaferit: Orari i aktiviteteve në Kuvend mbetet i pandryshuar

Kabineti i Xhaferit: Orari i aktiviteteve në Kuvend mbetet i pandryshuar

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Orari i aktiviteteve në Kuvend, i cili më herët është ndarë, mbetet i pandryshuar, kumtuan nga kabineti i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi pas koordinimit të sotëm, pa dhënë detaje se si do të zhvillohen përgatitjet për themelimin e qeverisë teknike.

Sipas paralajmërimeve pas koordinimit të parë më 9 janar, përgatitjet për Qeverinë teknike duhet të fillojnë sot dhe të përfundojnë me votim të dielën më 28 janar. Në koordinimet me Xhaferin rregullisht nuk marrin pjesë përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, ndërsa tani edhe përfaqësuesit e opozitës shqiptare, e cila e bllokon Kuvendin për shkak se nuk u pranua kandidati i tyre për anëtar të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

"Në periudhën prej 22 deri më 28 janar në seancat plenare do të kryhen këto procedura: konstatimi i dorëheqjes së Kryetarit të Qeverisë dhe Kryetarit të Kuvendit, zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, njoftimi i presidentit të shtetit për caktimin e mandatit të kryetarit të ri të Qeverisë, zgjedhje e Qeverisë, ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendësministrave shtesë, si dhe konstatimin e përfundimit të mandatit të deputetit dhe verifikimin e mandatit të një deputeti të ri në Njësinë Zgjedhore 5. Për të gjitha aktivitetet dhe afatet e sakta do të informojmë me kohë", theksuan në atë kohë nga Kuvendi.

Sipas informacioneve nga shumica qeverisëse, dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryetarit të Kuvendit Xhaferi duhet të bëhen në ditët para seancës së re të Kuvendit të caktuar për të premten, më 26 janar, kur do të konstatohen dorëheqjet dhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit Jovan Mitreski, kordinator aktual i grupit parlamentar të LSDM-së. Zgjedhja e Qeverisë teknike duhet të bëhet të dielën më 28 janar.

Burime parlamentare bëjnë të ditur se deklaratat e fundit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe BDI-së dhe paralajmërimet e VMRO-DPMNE mund të ndryshojnë rrjedhën e aktiviteteve të parapara formale juridike lidhur me qeverinë teknike. Në informimin e shkurtër të sotëm pas koordinimit, nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit theksohet se gjithashtu se në lidhje me deklaratat nga partitë politike, Xhaferi nuk komenton deklarata partiake. 

Премиерот на Северна Македонија Димитар Ковачевски утре и задутре прв пат откако е на функција ќе оствари официјална посета на седиштата на ЕУ и НАТО во Брисел.

 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas paralajmërimit të VMRO-DPMNE-së se nuk do të votojnë për kryeministrin teknik, për fundjavë deklaroi se vendet të cilat me ligj i takojnë opozitës në qeverinë teknike duhet të mbeten bosh derisa VMRO-DMNE nuk voton për atë qeverië

Nga VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, informojnë se mbeten në qëndrimin të mos votojnë për kryeministrin teknik. Emrat e ministrave dhe zëvendësministrave do të publikohen këtë javë.

Edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, sipas paralajmërimeve, nuk do të përkrahin propozimet për ministra në qeverinë teknike që vijnë nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Me një qëndrim të ngjashëm ka dalë dje edhe Partia Liberal Demokratike.

Qeveria teknike nuk do të mbështetet nga Lidhja demokratike, sipas të cilës shumica parlamentare duhet të sigurojë 61 deputetë dhe të votojë për qeverinë teknike.

Qeveria Teknike formohet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, të cilat duhet të mbahen më 8 maj. Më parë, më 24 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale. Mandati i kësaj Qeverie përfundon me zgjedhjen e Qeverisë së re. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR