• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ka terapi që mund t'i zëvendësojë ilaçet që mungojnë në Onkologji, thotë Taravari

Ka terapi që mund t'i zëvendësojë ilaçet që mungojnë në Onkologji, thotë Taravari

Shkup, 14 prill 2025 (MIA) - Ka terapi që mund t'i zëvendësojë ilaçet që mungojnë në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp.

Ai tha se ka biseduar me drejtorin e klinikës dhe ka qenë i informuar në detaje për çka bëhet fjalë.

"Unë para takimit jam takuar me drejtorin e Onkologjisë, jam informuar në detaje, bëhet fjalë për tre-katër ilaçe, që mungojnë jo më shumë katër ditë. Nga e marta, të gjitha ilaçet, meqenëse procedura u përfundua më 11, por është ende në pritje, ekziston e drejta e ankimimit. Këto janë procedurat. Duhet t’i presim dhe pas kësaj, duke filluar nga e marta, të gjitha këto ilaçe do të jenë në dispozicion të të gjithë pacientëve. Megjithatë, ndërkohë, për të gjitha ilaçet që mungojnë, të cilat janë katër, ekziston një terapi që mund ta zëvendësojë ilaçin që mungon", u përgjigj Taravari në pyetjen e një gazetari.

Ministri tha se duhen marrë në konsideratë ndryshime ligjore për të parandaluar mungesat e ilaçeve për shkak të procedurave administrative. mb/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR