• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ka struktura politike të cilat do të keqpërdorin dhe manipulojnë me një grup të caktuar njerëzish për të shkaktuar incident etnik, thotë kryeministri Mickoski

Ka struktura politike të cilat do të keqpërdorin dhe manipulojnë me një grup të caktuar njerëzish për të shkaktuar incident etnik, thotë kryeministri Mickoski

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Kemi struktura politike dhe forca në shtet të cilat do të keqpërdorin dhe do të manipulojnë me një grup të caktuar të njerëzve për të shkaktuar incident etnik në mënyrë që të mund ta mbrojnë pasuronë dhe atë që kanë vjedhur gjatë shtatë viteve të kaluara nga qytetarët pa dallim të përkatësisë së tyre etnike. Mu kjo është mënyra e vetme të magnetizojnë publikun për destabilizkmin e paralajmëruar apo organizimin e protestave të cilat i planifikojnë këtë vjeshtë, theksoi sot kryeminsitri Hristian Mickoski.

"Nuk guxojmë si qytetarë ta lejojmë atë edhe si Qeveri edhe si kryetar i Qeverisë bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre komploteve milionëshe. Shikojeni ndërtesën jo larg prej këtu, derisa ata atje japin me qira dhe fitojnë miliona, e keqpërdorin qytetarin. Derisa ata fitojnë dhe verojnë në pushimore të shtrenjta dhe skijojnë në vende të shtrenjta, jo larg nga kjo ndërtesë dakordohen për planet e tyre, blejnë qendra tregtare me paratë e juaja të vjedhura. Të mosmlejojmë ky krim ta destabilizojë Maqedoninë sepse Maqedonia është atdheu ynë i përbashkët dhe ashtu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të sillemi si Qeveri", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes gjatë festimit të sotme të 114-vjetorit të lindjes së shkupjanes Gonxhe Bojaxhiu - Nënës Terezë.

Theksoi se Gonxhe Bojaxhiu është personalitet botëror, i përjetshëm me sjelljen e saj.

"me atë që la pas vetes duhet të jemi krenarë ne shkupjanët, të cilët jemi të lindur në këtë qytet, që kemi një bashkëqytetare të tillë dhe këtu nuk ka absolutisht asgjë etnike, as fetare, as kurfarë përkatësie. Si kryetar i Qeverisë kam obligim, por edhe nder të mund të përkulem para veprës së një personaliteti të tillë, të një personaliteti që është i përjetshëm dhe i cili prapa vetes la një dimension të madh jo vetëm për vendlindjen, Shkupin, por edhe për shtetin e Maqedonisë çdokund në botë, edhe pse jetën e prëfundoi në Indi në vendin të cilin vetë e krijoi në qytetin e Kalkutës", tha Mickoski.

I ypetur nëse ka marrë informata nga ministri i Punëve të Brendshme përse janë mënjanuar tifozët e Shkëndijës nga ndeshja e futbollit në Strumicë, tha se për atë duhet të përgjigjen nga Federata e futbollit e Maqedonisë.

"Ne si politikanë nuk mund të komentojmë vendim të një delegati i cili është nominuar nga ana e Federatës së futbollit të Maqedonisë, por mendoj se ka reçetë të shkëlqyeshme për sukses. Në Shkup ka praktikë jashtëzakonisht të mirë të mos ketë tifozë mysafirë. Nuk shoh arsye prëse kjo të mos jetë edhe nëpër Maqedoni ashtu, të mos ketë tifozë mysafirë dhe në atë mënyrë të mund të evitojmë ngjarje të tilla për të mcilat tani bëni pyetje", theksoi Mickoski. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR