• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i Sigurisë së Kosovës: Serbia posedon mijëra dronë si ata që u sulmua Izraeli

Këshilli i Sigurisë së Kosovës: Serbia posedon mijëra dronë si ata që u sulmua Izraeli

Prishtinë, 15 prill 2024 (MIA) - Me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Këshilli i Sigurisë së Kosovës të dielën në mbrëmje mbajti seancë me rastin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Izraelit dhe implikimet e mundshme ndaj paqes dhe sigurisë globale dhe rajonale, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Sipas njoftimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës, në seancë u theksua se Serbia "e cila në kontinuitet tregon sjellje agresive" ndaj Kosovës posedon mijëra dronë si ata me të cilat Irani e kreu sulmin. 

"Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si një akt të paprecedentë, që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë. Sulmi u krye me dronin iranian “Shahid”. Mijëra dronë të tillë i posedon edhe Serbia e cila vazhdimisht shfaq sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ne ndajmë", thuhet në kumtesë. 

Në të thuhet se "Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës po ndjekin me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit dhe po monitorojnë situatën e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me (misionin e NATO-s në vend) KFOR-in dhe partnerët strategjikë. qa/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR