Këshilli i Sigurisë Kombëtarë të mërkurën do të debatojë për gjendjen e sigurisë në shtet dhe në rajonin euroatlantik
- Presidenti Stevo Pendarovski ka caktuar seancë të Këshillit të Sigurisë të mërkurën (1 nëntor) me fillim në orën 12:00, njoftoi kabineti i shefit të shtetit.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:00, 30 tetor, 2023

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski ka caktuar seancë të Këshillit të Sigurisë të mërkurën (1 nëntor) me fillim në orën 12:00, njoftoi kabineti i shefit të shtetit.
Në rendin e ditës të seancës që do të mbahet në vilën “Vodno”, do të jetë gjendja në shtet dhe në rajonin euro-atlantik.
Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Milloshevski dhe drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Erold Musliu. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s