• e martë, 17 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor ka shqyrtuar raportin nga vizita e punës së GjTH Gjevgjeli ku ka kryer mbikëqyrje edhe në lëndën për të cilën reagoi ambasadori austriak Vucas

Këshilli gjyqësor ka shqyrtuar raportin nga vizita e punës së GjTH Gjevgjeli ku ka kryer mbikëqyrje edhe në lëndën për të cilën reagoi ambasadori austriak Vucas

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të 470-të shqyrtoi dhe miratoi Raportin nga vizita e punës në Gjykatën Themelore të Gjevgjelisë e cila mes tjerash kreu mbikëqyrje në lëndën me interes publik, lidhur me masën e shqiptuar të përkohshme në pronën e personit juridik “Dena produkt” për shkak të kontestit me një person juridik nga Austria për të cilën në një letër të hapur reagoi madje edhe ambasadori austriak në largim Georg Vucas.

Kryetarja e grupit punues të Këshillit gjyqësor, Tanja Çaçarova-Ilievska tha se nga vizita në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli ka disa konkluzione.

"Së pari, në rastet pas propozimit për masa të përkohshme të çështjes penale, konsiderojmë se nuk ka lëshime. Nuk kemi gjetur lëshime në procedurën e Gjykatës Themelore të Gjevgjelisë. Në fund, këto lëndë përfundojnë me tërheqjen e kërkesës së propozimit për caktimin e masës së përkohshme nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli", deklaroi Çaçarova-Ilievska.

Në lidhje me lëndën e materies civile sipas propozimit për dhënien e masës së përkohshme, Grupi punues i Këshillit gjyqësor vëren disa situata, siç është zgjatja e procedurës pas propozimit për caktimin e masës së përkohshme.

"Propozimi është shpallur për herë të parë më 3 shtator 2021, ndërsa procedura me vendim përfundimtar për miratimin e propozimit përfundon më 9 shkurt 2023. Nga aspekti i parimit të urgjencës së procedurave për masë të përkohshme, ne e konsiderojmë këtë si një periudhë më të gjatë. Së dyti, parimi i urgjencës në procedurë, besojmë se krijon detyrim si për palët ashtu edhe për gjykatën. Në rastin konkret, siç thuhet në raport, dorëzimi shtesë i parashtresave për plotësimin e procedurës dhe dorëzimi i tyre në gjykatë menjëherë para seancës së caktuar paraqet një kontribut të madh nga ana e palëve lidhur me zvarritjen e procedurës dhe shpërdorimit të të drejtave të procedurale. E kam fjalën për të dyja palët, edhe propozuesin edhe kreditorin. Nuk ka lëshime në veprimet nga ana e gjykatave. Megjithatë, shtrohet pyetja në rastin e veprimit efikas të Gjykatës së Apelit në Shkup e cila disa herë pas procedurës ankimuese vepron për të njëjtin propozim. Konsiderojmë se kjo është domethënëse lidhur me çështjen nëse zgjatja e procedurës me karakter urgjent lë hapësirë ​​për pakënaqësi të propozuesit, edhe pse në fund propozimi i tij është miratuar me vendim përfundimtar", ka thënë Çaçarova-Ilievska.

Grupi i punës ka thënë ajo, madje propozon që Raporti të dorëzohet deri te Gjykata e Apelit Shkup, por edhe në Gjykatën Themelore Gjevgjeli ku duhet të shqyrtohet në seancë.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR