• e premte, 05 korrik 2024

Kërluku: SHSHM duhet të ecë përpara për shkak të gjeneratave të reja dhe shkrimtarëve të cilët u sakrifikuan për ekzistimin e lirisë së fjalës

Kërluku: SHSHM duhet të ecë përpara për shkak të gjeneratave të reja dhe shkrimtarëve të cilët u sakrifikuan për ekzistimin e lirisë së fjalës

Shkup, 22 tetor 2023 (MIA) - Poetja Delvina Kërluku, e cila është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë, porosit që SHSHM ta ruajë traditën dhe ta ngrit kulturën dhe artin në vendin e merituar. 

Në letrën e titulluar "SHSHM - Shtëpi me nivel të lartë artistik", poetja Kërluku thotë se SHSHM duhet të ecë përpara për shkak të gjeneratave më të reja dhe për shkak të shkrimtarëve të cilët kanë sakrifikuar gjithçka në jetë për të ekzistuar liria e fjalës të cilën, siç tha, ne e gëzojmë sot.

"Duke parë zhvillimet e fundit brenda 'shtëpisë së shkrimtarëve', të shpërndarë dhe ndarë na vjen keq si shkrimtarë, para së gjithash për faktin se SHSHM u themelua nga emrat më të shquar artistikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pikërisht 75 vjet më parë. Kjo 'shtëpi' është e trashëguar nga njëri shkrimtar te tjetri, e rrethuar nga një numër i caktuar njerëzish të artit për ta drejtuar", shkruan Kërluku.

Thekson se Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë është shtëpia më e madhe e poetëve, prozatorëve, romancierëve, dramaturgëve dhe kritikëve letrarë dhe se anëtarësimi në SHSHM kërkon përmbushjen e kritereve të larta për shkrim dhe dituri. 

"Çdo shkrimtar që e donte dhe e do këtë shtëpi, sidomos kulturën, artin dhe letërsinë dha nga vetja jo vetëm libra, por edhe ide. Idea e dobishme u realizua, ndërsa idetë e liga ishin dhe mbeten gjithmonë në pikën e dëmtimit të madh (nuk ka asgjë më të rrezikshme se ideja e madhe me tru të vogël)", thotë ndër të tjera Kërluku.

Trazirat në SHSHM nisën pasi shtatë anëtarë të Kryesisë dhanë dorëheqje të parevokueshme për shkak të mosrespektimit të dispozitave statutore, privatizimit dhe manipulimit të punës ekipore. Kuvendi zgjedhor është caktuar për 25 nëntor, në të cilin pritet të zgjidhet kryetari i ri i SHSHM-së, kryetari i ri i Kuvendit të SHSHM-së, Kryesia e re dhe anëtarët e organeve të tjera të kësaj shoqate më të madhe të shkrimtarëve në vend. fc/

Fotografia: Arkivi i Delvina Kërlukut

 

QËNDRONI TË LIDHUR