Rezervat devizore tejkaluan pesë miliardë euro
- Rezervat devizore në fund të dhjetorit 2024 ishin pesë miliardë e 19 milionë euro dhe në krahasim me muajin paraprak shënojnë rritje për 99 milionë euro, kumtoi Banka popullore.
- Post By Besnik Shuki
- 11:20, 9 janar, 2025
Shkup, 9 janar 2025 (MIA) - Rezervat devizore në fund të dhjetorit 2024 ishin pesë miliardë e 19 milionë euro dhe në krahasim me muajin paraprak shënojnë rritje për 99 milionë euro, kumtoi Banka popullore.
Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (70,1 për qind), pas çka vijojnë valutat dhe depozitat (18,8 për qind) dhe ari monetar (11 për qind). bsh/
Foto: MIA