• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kërkesa për mendim për kandidatët për prokuror të ri shtetëror publik ka arritur në Këshill, ka 15 ditë për ta shqyrtuar

Kërkesa për mendim për kandidatët për prokuror të ri shtetëror publik ka arritur në Këshill, ka 15 ditë për ta shqyrtuar

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Kërkesa për dhënie të mendimit për kandidatët për prokuror të ri shtetëror ka arritur në Këshillin e prokurorëve publik, informoi sot kryetarja e Këshillit, Dushica Dimitrievska.

Janë paraqitur tre kandidatë - prokurorët publik Fatime Fetai, Lidija Rajiçeviq dhe Ljupço Kocevski, konfirmoi Dimitrievska dhe theksoi se Këshilli pas shqyrtimit të kërkesës do ta respektojë afatin dhe do t'ia dërgojë mendimin Qeverisë.

"Afati që është caktuar sipas ligjit 15 ditë që Këshilli të japë mendim të arsyetuar pozitiv apo negativ me shkrim për secilin prej kandidatëve të cilët janë paraqitur dhe të cilët i përmbushin kushtet në pajtim me ligjin", deklaroi Dimitrievska pas mbledhjes së sotme të Këshillit.

Mandati i prokurorit aktual shtetëror publik, Ljubomir Joveski skadon të hënën më 25 dhjetor, ndërsa procedura për zgjehdje të pasardhësit të tij është në rrjedhë.

Këshilli i prokurorëve publik në mbledhjen e sotme e zgjodhi prokuroren Sonja Simovska nga Prokuroria shtetërore publike për ushtruese detyre në funksionin Prokurore publike e Prokurorisë së lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri në përfundimin e zgjedhjes.

Kuvendi e kumtoi konkursin më 29 nëntor të këtij viti, pasi deputetët e votuan vendimin për emërim të prokurorit të ri publik.

Qeveria, në mbledhjen e 19 dhjetorit solli vendim t'i dërgojë letër Këshillit të prokurorëve publik të RMV-së, me kërkesë me shkrim për kandidatët e paraqitur në Konkursin për emërim të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këshilli i PP-së, në pajtim me afatet ligjore, në afat prej 15 ditëve duhet të japë mendim pozitiv apo negativ në Qeveri, pas çka Qeveria në Kuvend propozon njërin prej kandidatëve që mori mendim pozitiv.

Sipas Ligjit për prokurorinë publike për prokuror publik të RMV-së mund të emërohet personi i cili ka stazh të pandërprerë pune prej së paku dhjetë viteve si prokuror publik apo si gjykatës nga fudha e së drejtës penale.

Prokurori publik emërohet nga Kuvendi, sipas propozimit të Qeverisë me mandat prej gjashtë viteve dhe të drejtë riemërimi. Për punën e vet dhe punën e Prokurorisë publike përgjigjet para Kuvendit. Prokurori aktual shtetëror, Jovevski, ishte emëruar më 25 dhjetor të vitit 2017, ndërka e trashëgoi Marko Zvërlevskin, i cili u shkarkua në gusht të vitit të njejtë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR