• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kërcënime ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska, rasti është denoncuar në MPB

Kërcënime ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska, rasti është denoncuar në MPB

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Në një ndërtesë nëntokësore në Qendrër janë gjetur një shtrat i improvizuar dhe një thikë kuzhine në vendin e saj të parkingut të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.

Nga MPB konfirmojnë se është njoftuar prokurori publik, sendet janë marrë për ekspertizë dhe po ndërmeren masa për zbardhjen e rastit. 

"Më 14.05.2024 në SPB Shkup nga ana e D.K. ishte denoncuar se në rajonin e Qendrës në garazhet nëntokësore, në vendin e saj të garazhit, ishin gjetur shtrat i improvizuar dhe një thikë kuzhine e cila ishte vendosur në prizën e dritës", informojnë nga MPB. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR