• e premte, 05 dhjetor 2025

Juventusi shkarkon Tudorin

Juventusi shkarkon Tudorin

Torino, 27 tetor 2025 (MIA) – Skuadra e Ligës së parë e Italisë në futboll, Juventus e ndërpreu sot marrëveshjen me trajnerin Igor Tudor, një ditë pas humbjes 0-1 ndaj Lacios në kudër të raundit të 8-të në Seria A.

Deri në emërimin e trajnerit të ri, skuadrën përkohësisht do ta udhëheqë trajneri i skuadrës së dytë, Masimo Brambilla.

“Klubi falënderoi Igor Tudorin dhe të gjithë stafin e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin që kanë treguar në muajt e fundit dhe u uron shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tyre profesionale”, njoftoi Juventusi këtë pasdite.

Juventusi nën udhëheqjen e kroatit Tudor, nuk ka shënuar gol në katër ndeshjet e fundit dhe nuk ka fituar në tetë ndeshje zyrtare.

Tudor mori drejtimin e Juventusit në mars të vitit 2025 pas largimit të Tiago Motës. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR