Juventusi përgatiti marrëveshje të re për turkun Jilldiz
- Gjiganti i futbollit italian, Juventus, përgatiti marrëveshje tër e për lojtarin sulmes turk, 20-vjeçarin Kenan Jilldiz, lajmëruan mediumet italiane.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:30, 15 shtator, 2025
Torino, 15 shtator 2025 (MIA) - Gjiganti i futbollit italian, Juventus, përgatiti marrëveshje tër e për lojtarin sulmes turk, 20-vjeçarin Kenan Jilldiz, lajmëruan mediumet italiane.
Jilldiz shënoo gol dhe asistoi, ndërsa ishte edhe lojtari më i mirë në derbin e së shtunës nga xhiroja e tretë e Serie A, në të cilën Juventusi e fitoi Interin me 4-3.
Jilldiz kaloi përmes akademisë së futbollit në Bajernin e Munihut, ndërsa në verën e vitit 2022, si 17-vjeçar, arriti në ekipin rinor të Juventusit. Në gjysmën e dytë të sezonit 2023/2024, filloi të marrë minuta të konsiderueshme në ekipin e parë të Juventusit, ndërsa sezonin e kaluar talenti i tij erdhi në shprehje të plotë, duke shënuar 12 gola dhe duke arritur nëntë asistime.
Në afatin kalimtar të verës, Çellsi londinez ofroi 70 milionë euro dëmshpërblim për sulmuesin turk, por kryesia e Juventusit në mënyrë kategorike e hodhi poshtë ofertën. Marrëveshja e tij është valde deri në[ qershor të viti9t 2029, ndërsa tani Juventusi i ofron marrëveshje tër e, deri në qershor 2030, dhe rrogë më të madhe, në shumë prej pesë milionë eurove neto për sezon.
Jilldiz deri më tani luajti 23 ndeshje për kombëtaren turke, duke shënuar dy gola, ndërsa arriti edhe katër asistime. ab/
FOTО: ЕPА