Juventusi e fitoi Atalantën në finalen e Kupës së Italisë
- Juventusi mbrëmë në "Olimpiko" në Romë e mposhti Atalantën me rezultat 1:0 dhe e fitoi Kupën e Italisë.
- Post By Fitore Curri
- 08:38, 16 maj, 2024
Romë, 16 maj 2024 (MIA) - Juventusi mbrëmë në "Olimpiko" në Romë e mposhti Atalantën me rezultat 1:0 dhe e fitoi Kupën e Italisë.
Golashënuesi i vetëm ishte Dushan Vllahoviq në minutën e 4-të pas asistimit të Andrea Kambiasos.
Juventusi e fitoi Kupën e Italisë për të 15-ën herë.
Për Atalantën, finalja ishte e gjashta në historinë e klubit. Ekipi nga Bergamo mbeti në trofeun e vetëm të fituar në vitin 1963. fc/
Fotografia: EPA