Juventusi dëshiron ta blejë Toni Krosin
- Mesfushori i Real Madridit, Toni Krosi, mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Torino, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Mesfushori i Real Madridit, Toni Krosi, mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.
Sipas "Tribal Football", Juventusi është i interesuar për ish-reprezentuesin gjerman. Drejtuesit e klubit torinez duan ta blejnë Krosin në afatin kalimtar dimëror.
Marrëveshja e lojtarit me Realin është deri në verën e vitit 2024. Transferimi i Krosit vlerësohet në 14 milionë euro.
Këtë sezon, futbollisti 33-vjeçar ka luajtur 18 ndeshje në të cilat shënoi një gol dhe gjashtë asistime.
Foto: EPA