• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Junajtedi mendon që ta shesë Rashfordin

Junajtedi mendon që ta shesë Rashfordin

Mançester, 29 prill 2024 (MIA) - Mançester Junajtedi mendon që ta shesë Markus Rashfordin nëse merr një ofertë të rëndësishme dhe ai i thotë klubit se dëshiron të largohet, transmeton "Atletik".

Megjithatë, gjigantët nuk kërkojnë aktivisht ta shesin reprezentuesin anglez i cili ka më shumë se katër vjet nga kontrata e tij në Old Traford.

Junajtedi preferon ta mbajë futbollistin 26-vjeçar. Rashfordi nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me "djajtë e kuq" korrikun e vitit të kaluar e cila zgjat deri në qershor të vitit 2028.

Vitin e kaluar shënoi 30 gola në 56 ndeshje në të gjitha garat, por këtë sezon ka vetëm 8 gola në 40 ndeshje.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR