• e hënë, 23 dhjetor 2024

Junajted është i përgatitur të paguajë 80 milionë euro për yllin e Aston Vilas

Junajted është i përgatitur të paguajë 80 milionë euro për yllin e Aston Vilas

Mançester, 1 mars 2024 (MIA) - Mançester Junajted ka treguar interes të fortë për yllin e Aston Vilas, Dagllas Luis. Braziliani së fundmi e ka vazhduar kontratën me ekipin.

Dagllas është vendosur si një nga mesfushorët më të mirë në Premier Ligë, ndërsa sezoni aktual për të është mëse i mirë.

Interesante, disa gjigantë evropiane e duan brazilianin, por "djajtë e kuq" janë të gatshëm të paguajnë një shumë të mirë për ta sjellë atë në "Old Traford".

Aston Vila do të kërkojë 80 milionë euro për ta liruar në verë dhe nuk do të marrë në konsideratë ofertat e ulëta.

Pritet që Mançester Junajted të paguajë aq sa është e nevojshme për brazilianin. rq/mb/

Foto: Aston Vila

 

QËNDRONI TË LIDHUR