• e premte, 22 nëntor 2024

Jovanovski: Ende nuk kemi masa konkrete rreth ndotjes së ajrit

Jovanovski: Ende nuk kemi masa konkrete rreth ndotjes së ajrit

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Nga ana e Qytetit ende nuk kemi masa konkrete rreth ndotjes së ajrit, tha sot Gorjan Jovanovski, në kuadër të seancës së 51-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit, kur në rendin e ditës ka qenë iniciativa e grupit të këshilltarëve të Qytetit të gjelbër human për ndërmarrjen e masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në Shkup që rezultojnë nga Kuvendi klimatik civi të Shkupit.

Ai gjithashtu, referua edhe kompostatorëve të instaluar që ishin të mbuluar me plastikë në vend të kompostimit të mbetjeve.

"Nga ana tjetër, Qyteti në shumë vende thotë se nuk është kompetent dhe se institucionet e tjera duhet të veprojnë në pika të caktuara dhe ne jemi dakord. U renditën institucionet e prekura së bashku me qytetin. Nëse qyteti do, mund të fillojë bashkëpunimin, një nismë me këto institucione të tjera, ndotja e ajrit nuk është problem i një institucioni. Kjo është lufta e përbashkët e të gjithëve. Nëse, sipas vlerësimeve të fundit, pesë mijë njerëz në Maqedoni vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit, mendoj se është e drejtë të mos thuhet se nuk ka kompetencë", tha Jovanovski, duke kërkuar hapa konkrete. 

Këshilltari i LSDM-së, Gordan Shutarov tha se ky problem duhet t'i prekë të gjithë dhe bashkëpunimi duhet të jetë multisektorial.

Këshilltarja e pavarur, Irena Vitina tha se e përshëndet aktivitetin e Jovanovskit, por, se Qyteti dhe Këshilli nuk mund të urdhërojnë institucione të caktuara të ndërmarrin veprime, por munden të kenë dhe kanë iniciativa, siç është ajo për ligjin e propozuar për policinë komunale.

"Nuk mund të pajtohem që Qyteti i Shkupit të mos ndërmarrë asnjë angazhim dhe iniciativë", nënvizoi ajo.

Kryetari i Këshillit, Trajko Sllaveski, tha se vazhdimisht duhet secili ta ketë parasysh këtë çështje sa i përket cilësisë së ajrit i cili i prek të gjithë. Dhe për të vazhduar sa më shumë në të ardhmen, me zgjidhje dhe masa konkrete.

Këshilli miratoi propozim-planin për ndryshimin dhe plotësimin e planit të programeve zhvillimore për periudhën 2024-2026. Është miratuar raporti tremujor për realizimin e buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2024, për periudhën nga 01.01 deri më 30.06.2024.

Në rend dite të seancës së sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit janë edhe programet shtesë për punën e Higjienës Komunale për punësimin e rreth 120 personave dhe vendimi për ridedikimin e mjeteve për NQP-në me të cilin do të riparohen dhe vihen në funksion edhe 30 autobusë të tjerë. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR