• e diel, 22 dhjetor 2024

Jovanovska: Lehona e cila mbrëmë tentoi të vetëvritet është në gjendje kritike

Jovanovska: Lehona e cila mbrëmë tentoi të vetëvritet është në gjendje kritike

Shkup, 3 korrik 2023 (MIA) - Lehona tridhjetë e nëntë vjeçarje, e cila mbrëmë tentoi të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i parë i Klinikës së Gjinekologjisë, ndodhet në gjendje shumë kritike në terapi intensive, informoi drejtoresha e KGJO-së, dr. Viktorija Jovanovska.

Ajo në konferencën e sotme për shtyp para Klinikës, theksoi se pacientja në dy raste është ankuar për ankth, por se kjo nuk është hera e parë që u ndodh grave lehona.

"Fatkeqësisht pacienti është në gjendje shumë kritike, sapo fola me drejtoreshën e KARIL-it e cila aktualisht është në detyrë. Pacientja nuk donte ta ushqente me gji foshnjën, mërzitej lehtë, por kjo nuk është hera e parë që ndodh. Ne kemi biseduar me drejtorin e psikiatrisë që të vijë një mjek nga atje një herë në javë që të fillojë të flasë me nënat, por nuk e di se si do ta marrin pacientet. Shumë herë pacientet lëndohen kur u themi të bisedojnë me psikolog, tha dr. Jovanovska.

Shtoi se pas incidentit fatkeq u diskutua për mbylljen e dritareve, por theksoi se kjo do të shkaktonte vetëm një kundër-efekt.

"Kudo në botë dihet se një në dhjetë pacientet lehona ka një çrregullim të vogël psikologjik, por askund nuk janë barrikaduar dritaret. Pacientët nuk mund t'i mbajmë të burgosur, ata duhet të ndihen më mirë pas lindjes", theksoi ajo.

Gruaja tridhjetë e nëntë vjeçare është sjellur në javën e 36-të të shtatzënisë. Është konstatuar se bëhet fjalë për shkëputje të parakohshme të placentës, gjendje e cila e rrezikon frytin dhe seriozisht e rrezikon shëndetin e nënës, e cila ka lindur me operacion cezarian. Foshnja është në gjendje të mirë.

Në datën 30 qershor, pacientja u ankua për shqetësim dhe u zhvillua një bisedë me psikologun klinik dhe u ndoq sipas rekomandimeve të dhëna. Natën rreth orës 21:30, pacientja ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i parë nga dritarja e korridorit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR