• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jovanovska: Foshnja me lëndim të krahut është në gjendje të mirë, bëhet fjalë për parezë të lehtë 

Jovanovska: Foshnja me lëndim të krahut është në gjendje të mirë, bëhet fjalë për parezë të lehtë 

Shkup, 2 janar 2024 (MIA) - Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike-Obstertike në Shkup, Viktorija Jovanovska sot pasdite në deklaratë për mediat tha se foshnja, e cila ka pësuar lëndim në krah gjatë lindjes, është në gjendje të mirë dhe se bëhet fjalë për një parezë të lehtë e cila zakonisht largohet brenda 48 orëve.

Jovanovska sot është takuar me familjen e foshnjës dhe u shpjegoi se si ka ndodhur lëndimi.

"Ua shpjegova se si ka ndodhur lëndimi, se është komplikacion i mundshëm dhe i paraparë, tha Jovanovska, duke sqaruar se kjo mund të ndodhë si komplikim kur fetusi vendoset në pozitë të penguar dhe se nëna që në momentin e pranimit është vlerësuar si nënë me rrezik.

Në këtë rast, siç tha Jovanovska, prindërit nuk bëjnë problem për shkak se ka ndodhur fraktura e kockës, pasi bëhet fjalë për prerje të dytë cezariane pas dy vitesh.

"Fruti ka lindur në gjendje të shkëlqyer me një rezultat shumë të mirë vitaliteti. Pas lindjes, foshnja është vlerësuar nga një pediatër. Mjeku pediatër vlerësoi se ishte një parezë e lehtë. Pareza e tillë zakonisht kalon për 24 deri në 48 orë, theksoi Jovanovska.

Sot është mbledhur edhe Komisioni i themeluar nga KGJO, i cili ka shqyrtuar historikun dhe fillimisht ka vlerësuar se nuk ka pasur gabim profesional.

Foshnja ka lindur të shtunën, më 30 dhjetor. Prindërit janë nga Shkupi. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR