• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jehona deri në ora 15 në Dibër, për zgjedhjet presidenciale 15 për qind, për parlamentare 23 për qind

Jehona deri në ora 15 në Dibër, për zgjedhjet presidenciale 15 për qind, për parlamentare 23 për qind

Dibër, 8 maj 2024 (MIA) - Dita elektrorale nga rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata me radhë presidenciale, si dhe zgjedhjeve të 11-ta parlamentare, në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa, kalon në atmosferë korrekte dhe demokratike, me jehonë të rritur pasdite, konfirmojnë nga komisionet komunale zgjedhore.

Edhe qytetarët që i kemi hasur në vendvotime janë të kënaqur nga rrjedha e votimit, thonë që gjithçka është e organizuar dhe se votimi është e drejtë demokratike dhe secili duhet ta realizojë.

Ndërkaq, sipas KKZ-së, në Komunën e Dibrës, deri në ora 15 të drejtën e votës për zgjedhje presidenciale e kanë realizuar 15 për qind që është për 7 për qind më e vogël jehona krahasuar me rrethin e parë të votimit, kur dalja ka qenë 22 për qind. Në zgjedhjet parlamentare jehona është 23 për qind.

Në Komunën e Qendrës Zhupa, konfirmojnë nga KKZ-të, për zgjedhjet presidenciale kanë votuar 1.014 persona ose 13,74 për qind nga gjithsej 7.368 të regjistruar, që krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, përqindja e pjesëmarrjes është pothuajse e njëjtë, kur ishte 13,11 për qind, ndërsa në zgjedhjet parlamentare votuan 1.005 votues ose 13,64 për qind nga gjithsej 7.383 votues.

Anëtarët e komisioneve vizitojnë rregullisht qendrat e votimit, të cilat gjatë ditës u vizituan edhe nga përfaqësues të misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR