• e diel, 06 tetor 2024

Janevska: Paraqitet e a.q. tepricë e mësimdhënësve, t'i bëjmë funksional që të mbesin në procesin arsimor

Janevska: Paraqitet e a.q. tepricë e mësimdhënësve, t'i bëjmë funksional që të mbesin në procesin arsimor

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Duke e marrë parasysh atë që po ndodh me demografinë tonë, me shpërnguljen masive të popullatës sonë jashtë vendit, tashmë paraqitet e a.q. tepricë e mësimdhënësve edhe pse personalisht besoj se një mësimdhënës nuk mund të jetë tepricë. Ne, duhet vetëm t'i bëjmë funksional. Prandaj Qeveria që nga programi parazgjedhor ka bërë gjithë strategjinë se si mësimdhënësit të cilët i kemi t'i bëjmë funksional për të mbetur në procesin arsimor, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ajo sqaroi se strategjia është puna me një ndërrim, qëndrimi më i gjatë i nxënësxe dhe mësimdhënësve në shkolla dhe mësim tërëditor, i cili siç tha, është treguar si shumë efikas në disa vende.

"Kur të bëjmë paralele normale, jo klasa me 10 apo 15 nxënës, por kur i zvogëlojmë në 20 nxënës, mësuesi i tepërt do të vazhdojë të punojë në gjysmën e dytë të ditës sipas programit të shkollave, i cili përfshin shumë lëndë shtesë, lëndë zgjedhore, aktivitete jashtëshkollore, punë me fëmijë që kanë vështirësi në mësim, punë me fëmijë të talentuar, mësim shtesë, punë të dobishme shoqërore. Ideja është që të shfrytëzojmë të gjithë grupin e mësimdhënësve që nxënësit të fitojnë njohuri më të mira", theksoi Janevska para fillimit të ngjarjes kushtuar "Arsimit të udhëhequr nga nevojat reale të nxënësve - investim i zgjuar në kuadrin mësimor dhe infrastrukturë", i cili do të do të mbahet sot në organizimin e Shoqatës për Kërkim dhe Analiza ZMAI.

Gjithashtu, siç tha ajo, dihet se disa institucione në vend kanë kapacitete të dobëta njerëzore, përkatësisht Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZHA), Inspektorati Shtetëror Arsimor, Qendra Shtetërore e Provimeve dhe Qendra për Arsimin e Mesëm Profesional dhe Trajnim, ata kanë nevojë për njerëz me përvojë dhe serioz.

"Ne do t'u ofrojmë mësimdhënësve, pasi të bëjmë ndryshime të vogla në ligj, të transferohen në këto institucione që ata të japin ndikimin e tyre në arsim, pra të transferojnë përvojën dhe njohuritë e tyre tek ata mësimdhënës që kanë nevojë për trajnim dhe ndihmë. Po, procesi është i madh, procesi është i ndërlikuar, por së bashku me partnerët tanë të huaj kemi energji dhe vullnet për të bërë diçka për të përmirësuar arsimin e përgjithshëm të nxënësve tanë. Optimizimi, formula e financimit, ndryshimet infrastrukturore janë pjesë e këtij procesi", tha Janevska. Ajo shtoi se ky proces nuk mund të bëhet për dy, tre apo pesë muaj dhe tha se nuk po nguten.

Është e rëndësishme, siç theksoi ajo, të bëhet diçka që do të jetë e përhershme dhe do të ketë efekt. "Produkt final i sistemit arsimor është nxënësi me njohuri të përshtatshme në të njëjtën moshë me fëmijët nga BE-ja", tha Janevska.

Në pyetjen e një gazetari se si do të funksionojë pranimi i studentëve për shkak se janë duke u rinovuar konviktet e studentëve, Janevska sqaroi se lista është publikuar dje, dhe kryetarja e Unionit Studentor është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë.

"Ne jemi transparent. Ajo që u kemi ofruar studentëve është shfrytëzimi i ambienteve të konvikteve studentore që nuk janë të mbushura. Po, kushtet e jetesës së studentëve në konvikte ishin nën ato standarde", tha Janevska. Ajo tha se të gjithë ata që i plotësojnë kushtet do të akomodohen në konvikte studentore dhe në konviktet studentore të zbrazëta. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR