• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janevska: Gjuha frënge është pjesë e historisë sonë, por edhe pjesë e pandashme e së ardhmes sonë evropiane

Janevska: Gjuha frënge është pjesë e historisë sonë, por edhe pjesë e pandashme e së ardhmes sonë evropiane

Shkup, 21 nëntoir 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në emër të Ministrisë dhe ambasadori francez, Kristof Le Rigoler në emër të Ambasadës së Republikës së Francës, sot kanë nënshkruar Aneks të Memorandumit për Bashkëpunim, i cili inkurajon më tej të mësuarit e gjuhës frënge në sistemin tonë arsimor.

Ministrja Janevska me këtë rast tha se Maqedonia dhe Franca janë dy shtete evropiane me aspiratë të përbashkët për të përforcuar bashkëpunimin e ndërsjellë, i cili po thellohet vazhdimisht në të gjitha sferat me interes të përbashkët.

"Krahas inkurajimit për të ruajtur  traditën historike dhe praninë e gjuhës frënge në vendin tonë, anëtarësimin e Maqedonisë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë e shohim si mundësi për të afirmuar identitetin maqedonas, gjuhën, historinë dhe trashëgiminë e pasur kulturore, si dhe të gjitha vlerat e shoqërisë bashkëkohore të vendit tonë - paqen, demokracinë, tolerancën dhe solidaritetin. Gjuha frënge është pjesë e historisë sonë, si dhe pjesë e pandashme e së ardhmes sonë evropiane", theksoi Janevska. 

Përgatitja i të rinjve, shtoi Janevska, me njohuri dhe shkathtësi që do t'u përgjigjen nevojave të ardhshme, pavarësisht përparimeve teknologjike, ende përfshin njohuritë e gjuhëve të huaja si mjet që i lidh ato me kultura, perspektiva dhe mundësi të reja.

Në Aneks janë shënuar 25 shkolla në të gjithë vendin ku do të ketë takime për prezantimin e gjuhës frënge te prindërit, si dhe orë mësore për nxënësit, ku synojnë zbulimin e mundësive që ofron mësimi i gjuhës frënge.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si kreatore e politikës, e promovon përkushtimin ndaj diversitetit gjuhësor,ndërsa gjuha frënge mësohet në arsimin fillor, të mesëm dhe arsimin e lartë. Veçanërisht janë të dukshme paralelet  frankofone bilinguale në shkollat ​​e mesme”, tha ministrja.

Si rezultat i bashkëpunimit me Ambasadën e Francës dhe Institutin Francez në Shkup, me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe me Byronë Rajonale për Evropën Qendrore dhe Lindore, pothuajse katër shekuj organizohet seminari rajonal veror në Strugë, trajnim pedagogjik që i mbledh në një vend të gjithë mësimdhënësit e  gjuhës frënge nga disa vende të rajonit. Në trajnimin veror në Francë mund të marrin pjesë edhe profesorë të gjuhës frënge dhe profesorë që japin lëndë të tjera në gjuhën frenge.

Ministrja Janevska theksoi se gjithmonë është e mundur që bashkëpunimi ekzistues të ngrihet në një nivel edhe më të lartë, kështu që të dyja palët në të ardhmen do të diskutojnë për iniciativa të reja të përbashkëta. bsh/

Foto: MASH

QËNDRONI TË LIDHUR