Janë vërtetuar parregullsi tek 11 persona juridikë dhe 10 fizikë, që kryejnë transport të udhëtarëve dhe mallrave
- Nga 138 kontrolle për transportin e udhëtarëve dhe mallrave të kryera nga inspektorët e komunikacionit rrugor në tri ditët kaluara, tek 21 persona juridikë dhe fizikë janë konstatuar parregullsi dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba përkatëse.
- Post By Melahat Baftija
- 12:35, 23 mars, 2025

Shkup, 23 mars 2025 (MIA) - Nga 138 kontrolle për transportin e udhëtarëve dhe mallrave të kryera nga inspektorët e komunikacionit rrugor në tri ditët kaluara, tek 21 persona juridikë dhe fizikë janë konstatuar parregullsi dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba përkatëse.
Ministria e Transportit – Inspektorati Shtetëror i Transportit sot informoi se inspektimet janë kryer në përputhje me Planin aksional të tyre dhe se për parregullsitë e konstatuara do të njoftohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike, për veprime të mëtejshme.
Inspektorati ka shpallur 11 personat juridikë për të cilët janë konstatuar parregullsi dhe për të cilët janë shqiptuar gjoba: Durmo turs nga Gostivari; Deni interneshënël nga Ilindeni; Suis mak aligega nga Gostivari; Zaem promet – kompani nga Saraji; Slovin Biljana nga Ohri; Bis nga Ohri; Peshter SHPK nga Çairi, Dimitrioski nga Gazi Baba; Hisari-GD nga Dibra; Inkom biznes nga Kumanova dhe Palas eksport - import nga Gostivari.
Përveç këtyre 11 personave juridikë, parregullsi janë konstatuar edhe te 10 persona fizikë që kryejnë veprimtari transporti të udhëtarëve dhe mallrave.
Ministria e Transportit – Inspektorati Shtetëror i Transportit bën me dije se në përputhje me Planin aksional të miratuar për Mbikëqyrjen inspektuese të transportit të udhëtarëve dhe mallrave, duke filluar nga nesër, inspektorët do të kryejnë kontrolle inspektuese intensive ditore në transportin e udhëtarëve dhe mallrave, kontrollimin e dokumenteve (licencat, certifikatat e licencave, lejet, certifikatat për kompetencë profesionale të shoferëve, tahografë), mbikëqyrje e sigurisë në qarkullimin dhe parandalimin e trafikut të paligjshëm. mb/
Foto: MIA