Durmishi: Kontrolli i kushteve minimale teknike të punës do të bëhet para lëshimit të licencës së punës (PLT)
- - Ministria e Ekonomisë dhe Punës në periudhën e ardhshme do të përgatisë ndryshime dhe plotësime në Ligjin për veprimtari hoteliere në drejtim të kontrollit të kushteve minimale teknike të punës para lëshimit të licencës së punës, siç ishte para vitit 2008, paralajmëroi sot ministri i resorit Besar Durmishi. Ministria, siç tha ai në konferencë për media në Qeveri, ishte e detyruar të fillonte me përgatitjen e ndryshimeve të Ligjit në seancën qeveritare të mbajtur më 18 mars.
- Post By Fitore Curri
- 14:38, 25 mars, 2025

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Ministria e Ekonomisë dhe Punës në periudhën e ardhshme do të përgatisë ndryshime dhe plotësime në Ligjin për veprimtari hoteliere në drejtim të kontrollit të kushteve minimale teknike të punës para lëshimit të licencës së punës, siç ishte para vitit 2008, paralajmëroi sot ministri i resorit Besar Durmishi. Ministria, siç tha ai në konferencë për media në Qeveri, ishte e detyruar të fillonte me përgatitjen e ndryshimeve të Ligjit në seancën qeveritare të mbajtur më 18 mars.
"Këto ndryshime do të mundësojnë kontrolli i kushteve minimale teknike të punës të bëhet para lëshimit të licencës për punë. Me këtë, kërkesa për plotësimin e kushteve minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike para se të dorëzohet si dokument shoqërues në kërkesën për licencë do të duhet të ketë vërtetim të besueshmërisë së saj nga Inspektorati Shtetëror i Tregut", tha Durmishi.
Porositi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës është e përkushtuar për të siguruar që ligji do të respektohet dhe shtoi se kushdo që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi.
"Qytetarët kanë të drejtë të informohen në mënyrë të mirëfilltë dhe të kërkojnë llogaridhënie. Drejtësia që ata kërkojnë duhet të vendoset", tha Durmishi.
I pyetur se sa licenca kabare janë lëshuar gjatë mandatit të tij, Durmishi tha se nuk e dinte numrin e saktë dhe shtoi se kishte gjithsej 24 licenca kabare aktive të lëshuara në arkivat e Ministrisë, nga të cilat 18 ishin për kabare dhe të tjerat ishin për klube. Për ata që nuk kanë licenca dhe punojnë, ai vuri në dukje se ka organe të tjera kompetente që duhet të bëjnë inspektim dhe t'i ndëshkojnë në mënyrë përkatëse.
I pyetur nëse konsideron se paraardhësi i tij ishte fajtor, ai tha se nuk ishte kompetent për të dhënë ndonjë mendim për të folur.
Ai theksoi se në zgjidhjen e re ligjore vlera e gjobave do të rritet në mënyrë që të parandalohen ngjarjet e padëshiruara siç është klubi "Puls" në Koçan dhe shtoi se një grup pune tashmë po punon në këtë.
"Nuk e di se cilat do të jenë dënimet, por ato padyshim do të jenë shumë më të larta për të parandaluar që të na ndodhin ngjarje të padëshirueshme", theksoi Durmishi.
Ai theksoi se të gjitha institucionet që janë kompetente për të ushtruar kontroll nëse përcaktohet se nuk respektohen dispozitat e palës për lëshimin e licencës, njoftojnë Ministrinë e cila menjëherë ua heq licencën.
"Janë kryer 116 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në bazë të Ligjit për Veprimtarinë Hotelierike, me ç'rast 10 subjekte juridike kanë marrë vendim për ndalim të përkohshëm, si dhe është përcaktuar se 15 subjekte juridike nga 23 që kanë licencë aktive nuk plotësojnë kushtet minimale teknike. Në gjashtë subjekte juridike që nuk kanë licencë ose u ka skaduar e njëjta, ndërsa është përcaktuar se kanë vepruar në periudhën e kaluar, janë lëshuar aktvendime për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë. Me këtë rast, janë lëshuar rreth 60 urdhërpagesa kundërvajtëse", potencon Durmishi.
Të gjithy atyre që nuk respektojnë ligjin, siç tha ai, do t'u ndalohet veprimtaria.
I pyetur nëse konsideron se ishte përgjegjës për rastin "Puls", ai tha se nuk ka njeri në vend që nuk ndien përgjegjësi morale në këto momente.
"Ajo që ndodhi në Koçan nuk është vetëm tragjedi e izoluar në një vend, por është një simptomë alarmante e një sistemi të prishur të rrënjosur thellë në korrupsionit shumëvjeçar që e trashëguam. Për Licencën e rreme të "Puls"-it janë duke vepruar tashmë organet e ndjekjes. Ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës nuk jemi kompetentë dhe nuk kemi mekanizëm për të kontrolluar nëse një kompani apo ndërmarrje ka licencë apo jo, nëse punon me dokument apo jo. Thjeshtë nuk kemi mekanizëm për ta kontrolluar atë. Në Ministrinë bëhen politikat dhe ligjet, ndërsa përgjegjësia është te ato institucione që duhet të jenë në terren dhe të ushtrojnë kontroll", theksoi Durmishi.
Në pjesën e lëshimit të licencave, siç sqaroi, në përputhje me Ligjin për veprimtari hotelierike për të punuar një bar nate, kabare, diskotekë dghe diskotekë në ambient të hapur duhet të ketë licencë të vlefshme për këtë. Këtë licencë e lëshon Ministria e Ekonomisë dhe Punës me parashtrimin e kërkesës për lëshimin e licencës në formular për kompensim të paguar për dhënien e shërbimeve.Bashkë me kërkesën dorëzohet Aktvendim për regjistrim në regjistrin tregtar të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut në origjinalin jo më të vjetër se 6 muaj; Vendim për përcaktimin e shumës së kompensimit për kabare, lokal nate, diskotekë dhe diskotekë në abient të hapur, të miratuar nga këshilli i komunës; Kërkesë për përmbushjen e kushteve minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike në kopje; Pëlqim nga organi i administratës shtetërore kompetent për punët nga fusha e punëve të brendshme se janë përmbushur kushtet për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publik dhe sigurisë së trafikut në origjinal.
"Në vitin 2008, në mënyrë që të përmirësohet klima e biznesit, ligji u ndryshua me qëllim të mirë dhe pala me përgjegjësi morale dhe penale dorëzon dokumentet. Para vitit 2008, ai duhet të kishte aplikuar në ISHT e më pas ata duhet të kishin kontrolluar nëse kushtet janë përmbushur", tha Durmishi.
Shtoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës duke vepruar ndaj kërkesës së parashtruar e shqyrton dokumentacionin që përmban akte dhe dokumente të lëshuara nga institucione të tjera dhe në bazë të të njëjtit, nëse janë përmbushur kushtet detyrimisht e lëshon Licencën për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike në bar nate, kabare, diskotekë dhe diskotekë në ambient të hapur me periudhë vlefshmërie prej një viti.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës nuk është kompetente dhe as nuk ka mekanizëm për të ushtruar inspektim, mbikëqyrje ose kontroll të objektit në të cilin ushtrohet veprimtaria. Lidhur me lartësinë e kompensimit që duhet të paguajë ushtruesi i veprimtarisë, të njëjtën e përcakton këshilli i komunës. Nga kompensimi 50 për qind paguhet në llogari të komunës, ndërsa 50 për qind paguhet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sqaroi Durmishi.
Në shtojcë të kërkesës, formulari në fjalë “Kërkesë për përmbushjen e kërkesave minimale teknike për ushtrimin e veprimtarive hotelierike”, theksoi, është formular që personi juridik plotëson me të dhënat bazë të kërkuara për subjektin, veprimtarinë, hapësirë për higjienë personale të mysafirëve, dispozita të veçanta për të punësuarit, kapacitetin për hapësira për shërbim, ventilim, numër i daljeve për situata emergjente dhe shumë kritere të tjera, me ç'rast i njëjti deklaron se të dhënat e dhënë në kërkesën janë të vërteta dhe me këtë rast dorëzon formularin në njësinë rajonale të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
"Në lidhje me pëlqimin e organit të administratës shtetërore kompetent për çështjet në fushën e punëve të brendshme, se janë përmbushur kushtet për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe sigurisë në trafik, kërkuesi mund të parashtrojë kërkesë për të në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e nëse nuk parashtron , Ministria e Ekonomisë dhe Punës do t'i drejtohet Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesë për mendim drejtuar MPB-së. Pas marrjes së mendimit nga MPB-ja, Ministria e Ekonomisë dhe Punës e përpilon licencën përkatëse për të cilën është parashtruar kërkesa. Nëse merret mendim negativ në lidhje me përmbushjen e kushteve të përmendura më sipër, Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të miratojë aktvendim për refuzimin e kërkesës dhe nuk lëshohet licenca e kërkuar. Nëse në periudhën e vlefshmërisë së licencës (1 vit) MPB konstaton se një subjekt i caktuar ka ndryshuar ose nuk përmbush kushtet për të cilat është kompetent për të ushtruar kontrollin dhe mbikëqyrjen, ajo do të njoftojë Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës pas çka Ministria do të miratojë aktvendim për heqjen e licencës tashmë të lëshuar", theksoi Durmishi.
Theksoi se çdo subjekt juridik, pavarësisht nga veprimtaria për të cilën është regjistruar, duke përfshirë edhe të gjitha objektet hotelierike para fillimit të punës, detyrimisht parashtron Kërkesë ose Njoftim për fillimin e punës drejtuar: Kryetarit të komunës, Inspektoratit të Punës, Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (nëse përgatit dhe shërben ushqim), DAP-it dhe institucioneve tjera kompetente që janë parashikuar në përputhje me rregulloret pozitive ligjore, për të cilin dokumentacion nënkuptohet se është dorëzuar detyrimisht, pas çka mund të parashtrojë kërkesë për Licencë për të ushtruar veprimtari hotelierike në bar nate, kabare, diskotekë dhe diskotekë në ambient të hapur.
Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës