• e mërkurë, 12 mars 2025

Janë rikonstruuar disa objekte të Shtëpisë së shëndetit Kumanovë

Janë rikonstruuar disa objekte të Shtëpisë së shëndetit Kumanovë

Kumanovë, 16 nëntor 2023 (MIA) - Pacientët nga Kumanova prej sot do të kenë kushte më të mira shëndetësore në hapësirat e rinovuara të Shtëpisë së shëndetit Kumanovë. Janë rinovuar dispanzeri i fëmijëve, ndihma e shpejtë, objekti për vizitë shtëpiake, ambulanca stomatologjike. Në Kumanovë sot morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendëskryeministri dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe përfaqësues nga Kuvendi.

"Të gjithë së bashku gjatë periudhës së kaluar krijojmë politika për avancim të mëtutjeshëm të gjendjeve në sistemin shëndetësor. Pas disa dekadave, rinovuam spitale, krijuam kushte bashkëkohore për punës, që pacientët të jenë sa më të kënaqur. Sot jam për vizitë në Kumanovë, ku janë realizuar disa rinovime. është bërë ndërrimi i dritareve, montimi i ngrohjes qendrore, janë pajisur me mobilje të reja, Ndihma e shpejtë dhe reparti i fëmijëve, ambilanca stomatologjike ka karrige të reja të punës. Jnaë ndëruar çatitë e ambulancës 'Toder Mendol' e cila është pjesë e Shtëpisë së shëndetit në Kumanovë. Shtëpia e shëndetit Kumanovë u pajis edhe me aparate të reja për EKG, audiometër dhe aparat për skrining oftalmologjik. Skriningu bëhet për kandidatë për patent shofer, punësime, edukim dhe kontrolle sistematike. Tërë kjo është realizuar në periudhë prej një viti, ndërsa investimi është mbi 11,3 milionë denarë. Më vjen mirë që tani në Kumanovë punonjësit shëndetësorë do të kenë kushte më të mira për punë, ndërsa pacientët, përveç shërbimit të lartë mjekësor do të kenë ndenjën e rehatisë", tha në hapjen solemne ministri i Shëndetësisë, Mexhiti.

Drejtori i shtëpisë së shëdnetit, Faruk Alili tha se objektet e ndara do të ofrojnë mbrojtje bashkëkohore shëndetësore për pacientët nga rajoni.

"Investuam në pajisje me teknologji më të re, laborator, mjekësi të punës, stomatologji, aparat për sy, veshë, EKG, për spirometri dhe pajisje tjetër e cila do ta lehtësojë punën e kuadrit mjekësor dhe do të mundësojë shërbime cilësore prë pacientët", deklaroi Alili.

Në ngjarje folën edhe Grubi, Ahmeti dhe Arbër Ademi.

Një periudhë të caktuar zgjati rikonstruimi voluminoz i Ndihmës së shpejtë dhe objekteve të tjera nga Shtëpia e shëndetit i shfrytëzuan objektet nga spitali i Kumanovës. Shtëpia e shëdnetit Kumanovë i mbulon nevojat e pacientëve nga rajoni verilindor me përafërsisht 180.000 pacientë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR