Janë publikuar dokumentet gjyqësore për lidhjet e pedofilit Epstajn, mes të përmendurve Trampi, Klintoni dhe princi Endrju
- Një numër i madh i dokumenteve gjyqësore me të cilat identifikohen personat lidhur me kundërvajtësin e njohur seksual Xhefri Epstajn, u publikuan dje. Princi Endrju, duka i Jorkut, ish-presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, këngëtari i njohur Majkëll Xhekson dhe iluzionisti i njohur amerika, Dejvid Koperfilld janë vetëm dis nga njerëzit e përmendur në dokumentet të cilat u publikuan pas urdhrit të gjykatëses federale, Loreta Preska.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:34, 4 janar, 2024

Nju-Jork, 4 janar 2024 (MIA) - Një numër i madh i dokumenteve gjyqësore me të cilat identifikohen personat lidhur me kundërvajtësin e njohur seksual Xhefri Epstajn, u publikuan dje. Princi Endrju, duka i Jorkut, ish-presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, këngëtari i njohur Majkëll Xhekson dhe iluzionisti i njohur amerika, Dejvid Koperfilld janë vetëm dis nga njerëzit e përmendur në dokumentet të cilat u publikuan pas urdhrit të gjykatëses federale, Loreta Preska.
Shumë nga personalitetet e shquara në ato dolumente mediumet tashmë i kanë identifikuar, ndërsa disa emra u paraqitën gjatë gjykimit të partneres së Epstajnit, Gilsajn Maksuell, e cila u dënua për tregti me njerëz për qëllime seksuale dhe po vuan dënimin me burg prej 20 viteve.
Ajo që emri i dikujt qëndron në shkresat e përmendura gjyqësore nuk do të thotë se ata persona janë të akuzuar për ndonjë vepër penale.
Ish-presidenti amerikan, Donalld Tramp është mes perssonave të përmendur në dokumente. Ai nuk është i akuzuar për kurfarë vepre penale apo kundërvajtje.
Ish-piloti i Epstajnit, Leri Visoski, në vitin 2021 dëshmoi se Klintoni dhe Trampi kanë fluturuar me aeroplanin privat të Epstajnit.
"Udhëtarë të tjerë të rëndësishëm ishin princi Endrju, violinisti Isak Perlman, ish-prijësi i shumicës në Senat, Xhorxh Miçel, senatori i ndjerë nga Ohajo, Xhon Glen dhe aktori Kevin Spejsi", tha ai.
Zbulimet në shumicën e dokumenteve gjyqësore vijnë mbi katër vite pasi që Epstajn, kundërvajtës i dënuar seksual, vdiq në burg derisa i priste aktakuzat për tregti seksuale me njerëz.
Me kalimin e viteve, emrat e shumë bashkëpunëtorëve të tij u ndryshuan në dokumentet gjyqësore. Por, muajin e kaluar, gjykatësja federale Loreta Preska urdhëroi të publikohen dokumentet me pothuajse 200 emra. Disa prej tyre janë emra të personave më të rinj se 18 vjeç, kështu që do të mbeten anonimë.
Ditarët për planifikim të Epstajnit, drejt të cilëve erdhi Uollstrit xhurnal përfshinin emra si Uilliam Barns, drejtor i CIA-s dhe Ketrin Rumler, këshilltare në Shtëpinë e Bardhë në kohën e Barak Obamës. Në listë janë autori Noam Çomski, aktori Vudi Alen, ish-kryeministri norvegjez, Torbjorn Jagland, issh-kryeministri izraelit, Ehud Barak. Edhe pse ata ishin në ditarët e tij, për momentin nuk ka implikim se ata janë të lidhur me krimet e Epstajnit.
Të gjitha këto hollësi për aktivitetet e Epstajnit mund të çojnë drejt padive shtesë.
Në vitin 2019, prokurorët parashtruan aktakuzë kundër Epstajnit, duke e akuzuar për plaçkitje dhe keqtrajtim seksual të dhjetëra vajzave, prej të cilave disa ishin vetëm 14 vjeçare. Epstajn kreu vetëvrasje derisa e priste gjykimin në burg. ab/
foto: ЕPА