• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë parandaluar tentime për kontrabandim të municionit gjuetar, cigareve, veshjeve të brenduara dhe devizave

Janë parandaluar tentime për kontrabandim të municionit gjuetar, cigareve, veshjeve të brenduara dhe devizave

Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Gjithsej 68 copë veshje të paparaqitura me nënshkrim të markave të njohura tregtare "Bos" dhe "Ralf Loren" janë konfiskuar në hyrje të vendkalimit shtetëror kufitar Deve Bair pas kontrollit të kryer të një autobusi, informuan sot nga Drejtoria e doganave.

Ndaj udhëtarit në bagazhin e të cilit janë zbuluar copë të papraqitura të veshjeve po zhvillohet procedurë kundërvajtëse, ndërsa ka filluar edhe procedura për mbrojtje të pronësisë intelektuale.

Sipas Drejtorisë së doganave, në vendkalimin kufitar Dojran është parandaluar tentimi për futje ilegale të një sasie më të madhe të municionit për pushkë gjuetie. Janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i vendit tonë.

"Për shkak të dyshimit në deklaratën e personit se nuk ka asgjë për të paraqitur, inspektorët iu qasën kontrollit të detajuar të automjetit me ç'rast janë gjetur gjithsej 90 copë municioni ghuetie, të fshehura në disa vende në automjet. Municion i  paparaqitur i gjuetisë është mabjtur përkohësisht, ndërsa kundër shoferit do të inicohet procedurë kundërvajtëse", thuhet në kumtesën nga Drejtoria e doganave.

Sot në mëngjesnë në orën dy pas mesnate, në stacionin pagesor Petrovec është ndalur autobusi i cili qarkullonte në linjë të jashtëzakonshme Shkup - Stamboll - Shkup, me ç'rast në bagazhin e njërit prej udhëtarëve është zbuluar sasi më e madhe e mallit të paparaqitur për të cilin udhëtari nuk posedonte dokument për të dhëna të papaguara doganore. Bëhet fjalë për gjithsej 1.190 copë prodhime të dnryshme mes të cilave rripa për orë, bateri për aparate dëgjimi, maska për telefonë.

Nëpunësit doganorë në vendkalimin kufitar Bogorodicë në hyrje të vendit parandaluan tentim për futje ilegale të 9.600 copë cigareve të zbuluara gjatë kontrollit të automjetit të drejtuar nga një shtetas hungaret. Cigaret ishin vendosur në hapësirën rreth gomës rezervë dhe një një prej valixheve të udhëtimit.

Ndërkaq, në vendkalimin në Bogorodicë, është parandaluar tentimi për futje ilegale të devizave në shumë prej 10 mijë eurove, të zbuluara tek shoferi i autobusit. Në pajtim me ligjin për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer 2000 euro, që shtetasit e vendit tonë mund t'i nxjerrin nga shteto pa i paraqitur, ndërsa të tjerat janë mbajtur, thonë nga Drejtoria e doganave dhe shtojnë se kundër personit është parashtruar paraqitje për kundërvajtje devizore. ab/

Foto: Drejtoria e Doganave


 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR