• e premte, 05 dhjetor 2025

Janë paguar mbi 407 milionë denarë për pothuajse 8 000 bujq dhe mbi 147 milionë denarë për 3 686 bujq për qumështin e lopës, deles dhe dhisë

Janë paguar mbi 407 milionë denarë për pothuajse 8 000 bujq dhe mbi 147 milionë denarë për  3 686 bujq për qumështin e lopës, deles dhe dhisë

Shkup, 7 gusht 2025 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski bëri të ditur se janë paguar mbi 407 milionë denarë për pothuajse 8.000 bujq. Siç tha në konferencën për shtyp, janë transferuar mbi 259 milionë denarë 4 143 prodhuesve për kulturat kopshtaretë dorëzuara në kapacitetet përpunuese. Mbështetja është tre denarë për kilogram për të gjitha kulturat kopshtare, përveç specit "Kurtova Kapija" për të cilin pagesat direkte janë pesë denarë për kilogram. Kjo vlen për prodhimin e dorëzuar në periudhën nga maji deri në qershor, gjegjësisht nga nëntori deri në dhjetor të vitit 2024.

"Kjo masë është thelbësore për mbështetjen e kopshtarëve tanë, të cilët janë të përkushtuar në prodhimin cilësor të destinuar për përpunim të mëtejshëm" tha Tripunovski. 

Ministri informon se sot janë paguar edhe mbi 147 milionë denarë për 3 686 bujq për masën 2.3, për qumështin e lopës, deles dhe dhisë.  

"Mbështetja është gjashtë denarë për litër për qumështin e lopës dhe shtatë denarë për litër për qumështin e deles dhe të dhisë. Këto pagesa kanë të bëjnë me periudhën janar, shkurt dhe mars të vitit 2025.  Nga fillimi i mandatit, si ministri kemi realizuar pagesa mbi 11 miliardë denarë për bujqit, çka përbën një dëshmi të qartë për përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të bujqësisë.  Përkushtimi ynë për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore maqedonase do të vazhdojë. Kemi treguar se po ndërtojmë themelet e ndryshimeve dhe po e vlerësojmë punën e bujqve", nënvizoi Tripunovski.

Ai është decid se mbështetja ka efekt kur paguhet në kohë. 

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR