• e mërkurë, 03 korrik 2024

Janë përcaktuar të gjithë pjesëmarrësit në plej-of të Ligës së kampionëve

Janë përcaktuar të gjithë pjesëmarrësit në plej-of të Ligës së kampionëve

Nion, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Pas përfundimit të fazës së grupeve në Ligën e kampionëve në futboll, tani dihen të gjithë pjesëmarrësit në plej-of. 

Nga secila prej tetë grupeve, në plej-of kualifikohen dy vendet e para. PSZH dhe Porto janë dy skuadrat e fundit që do të vazhdojnë në plej-of.

Nga vendi i parë në fazën e grupeve të Ligës së kampionëve janë: Bajerni, Arsenali, Reali i Madridit, Real Sosiedad, Atletiko Madridi, Borusia Dortmund, Mançester Siti dhe Barcelona 

Ndërsa nga vendi i dytë kualifikohen Kopenhaga, PSZH-ja, Napoli, Interi, Lacio, PSV dhe Porto.

Të hënën më 18 dhjetor në Nion (Zvicër) me fillim nga ora 12:00 është shorti për fazën e parë eliminuese.

Klubet të cilat janë kualifikuar në plej-of nga i njejti grup, nuk mund të përballen mes vete në 1/8 e finales. Gjithashtu, në këtë fazë skuadrat nga i njëjti vend nuk do të mund të luajnë njëra me tjetrën.

Fituesit e grupeve do të jenë bartës të shortit dhe nuk do të mund të luajnë mes vete.

Ndeshjet e para do të luhen më 13/14 dhe 20/21 shkurt, ndërsa ndeshjet kthyese zhvillohen më 5/6 dhe 12/13 mars të vitit të ardhshëm.

Finalja e Ligës së kampionëve këtë sezon do të luhet më 1 qershor 2024 në "Uembli" të Londrës. si/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR