Janë gjetur dhe kthyer te prindërit dy fëmijë të humbur në Shkup
- – Në Shkup sot ishin gjetur dhe kthyer te prindërit dy fëmijë të humbur, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Fitore Curri
- 16:33, 7 nëntor, 2024

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) – Në Shkup sot ishin gjetur dhe kthyer te prindërit dy fëmijë të humbur, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Fëmija i gjinisë mashkullore i moshës katër vjeçare, i cili ishte me trotinet dhe nuk fliste, sipas informacioneve të MPB-së, ishte gjetur në orën 11:50 në rrugën “Stefan Cvetkoviq” në Shkup, në afërsi të Bankës Popullore.
“Rreth orës 14:30 fëmija ishte denoncuar si i zhdukur në Stacionin e Policisë Çair dhe shumë shpejtë pastaj në Stacionin e Policisë në Qendër u është dorëzuar prindërve”, qëndron në kumtesën e MPB-së.
Shtojnë se sot në Bit Pazar nga qytetarë ishte gjetur një vajzë pesëvjeçare e cila ishte dërguar në kopshtin “Fidani” prej ku ishte marrë nga nëna e saj. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s