• e diel, 22 dhjetor 2024

Janë arrestuar katër persona nga Kosova të cilët me moto krosë kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në zonën e mbrojtjes së rreptë në Parkun Kombëtar Mali Sharr

Janë arrestuar katër persona nga Kosova të cilët me moto krosë kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në zonën e mbrojtjes së rreptë në Parkun Kombëtar Mali Sharr

Tetovë, 11 shtator 2023 (MIA) - Gjatë kryerjes së kontrollit në terren shërbimet e I.P.P.K Mali Sharr në bashkëpunim me shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë mbrëmjes së djeshme gjetën katër persona shtetas të Republikës së Kosovës të cilët në mënyrë ilegale kishin kaluar kufirin me moto kros duke lëvizur nëpër kullotat e larta malore në teritorin e Parkut Kombëtarë Mali Sharr në zonën rreptësisht të mbrojtur.

Nga NP Mali Sharr përkujtojnë lëvizja me mjete motorike në zonën rreptësisht të mbrojtura është rreptësisht e ndaluar dhe dënohet me ligj për shkak të degradimit të dheut dhe shqetësimit të kafshëve të egra të mbrojtura.

"Zona e mbrojtjes së rreptë është pjesë me interesin më të madh të mbrojtjes, e cila karakterizohet nga karakteristikat origjinale, të pandryshuara të ekosistemeve ose ka pak ndryshim si rezultat i praktikave të menaxhimit tradicional. Zona e mbrojtjes së rreptë përbëhet nga 5 njësi të veçanta, dhe mbulon pjesët më të larta të Maleve të Sharrit qëkufizojnë Republikën e Kosovës, d.m.th. Parkun Kombëtar Sharri të Kosovës. Në këtë zonë ndodhen ekosistemet dhe habitatet më të rëndësishme: liqene glaciale, toka torfike, kullota tëlarta malore, zona shkëmbore alpine, shkurre me boronicë, bredha dhe Empetrum, ekosistemet më të rëndësishme pyjore; si dhe zona të rëndësishme dhe shumica e llojeve më të rëndësishme, veçanërisht bimët vaskulare, njëqelizorët (diatomet), fluturat e ditës, etj", thuhet në kumtesën e Parkut Kombëtar Mali Sharr.

Katër personat janë mbajtur në stacionin e policisë edhe për kalim ilegal të kufirit shtetëror. 

"Mbrëmë (10 shtator) rreth orës 22:00, në SPB Tetovë janë ndaluar E.E.(25), D.D.(33), S.Q.(48) dhe H.Z.(41), të gjithë nga Republika e Kosovës, për shkak të dyshimit se kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar", njoftoi SPB Tetovë.

Nga Parku Kombëtar përkujtojnë se rrugët në të cilat është vendosur një regjim lëvizjeje paraqiten në hartë, e cila është përgatitur në përputhje me Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtar dhe Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës. Harta në të cilën tregohen rrugët në të cilat lejohen mjetet motorike është vendosur në tabelat informative të parkut. fc/

Fotografitë: NP PK Mali Sharr

QËNDRONI TË LIDHUR