• e mërkurë, 21 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Janë arrestuar dy gazetarë turq për shkak të kritikave ndaj pushtetit

Janë arrestuar dy gazetarë turq për shkak të kritikave ndaj pushtetit

Stamboll, 10 pfrill 2025 (MIA) - Dy gazetarë turq, Timur Sojkan nga gazeta "BirGyn" dhe Murat Agirel nga gazeta "Xhumhyriet", janë arrestuar sot në bazë të, siç theksojnë gazetat, akuzave të rreme që dalin nga puna e tyre.

Sojkan, i cili është shkrimtar dhe Agirel janë arrestuar në shtëpitë e tyre nën akuzën për kërcënim dhe shantazh në hetim të prokurorit publik në Stamboll. Gjatë bastisjes janë kontrolluar kompjuterë dhe materiale tjera digjitale, shkruan gazeta "Xhumhyriet".

Dy gazetat e kanë kritikuar Qeverinë e presidentit Rexhet Taip Erdogan. Ata kanë raportuar gjerë për ngjarjet pas arrestimit të prefektit të Stambollit, Ekrem Imamogllu më 19 mars, që ka sjellë deri në protesta të mëdha në Turqi në më shumë se një dekadë.

Enes Ehrmaner, avokati i tyre, protestoi kundër arrestimit dhe tha se parapraikisht kishte rënë dakord me prokurorin që ata do të jepnin sot vullnetarisht deklarata.

Sojkan dhe Agirel u dërguan në stacionin e policisë së Stambollit pasi u kontrollua në spital. Policia mund t’i mbajë ata deri në katër ditë. Nuk është caktuar menjëherë një datë gjyqi.

Duke iu referuar vendimit të prokurorit, "Xhumhyriet" shkroi se ata u ndaluan "për shkak të mundësisë së arratisjes, shkatërrimit, ndryshimit ose fshehjes së dëshmive". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR