Janë arrestuar 16 shtetase të huaja në objekte hotelierike në rajonin e Gostivarit
- Janë arrestuar 16 shtetase të huaja gjatë kontrollit në objekte hotelierike në fshatrat e Gostivarit Vrapçisht dhe Negotinë.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:49, 17 korrik, 2023

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Janë arrestuar 16 shtetase të huaja gjatë kontrollit në objekte hotelierike në fshatrat e Gostivarit Vrapçisht dhe Negotinë.
Siç kumtuan sot nga MPB, dje, prej orës 1:20 deri në orën 2:45, policia ka kryer kontroll në objekte hotelierike në rajonin e Gostivarit, pronë e F.B. dhe S.T..
Në mesin e shtetsaeve të huaja, shttaë ishin nga Shqipëria, tre nga Kosova, një nga Serbia dhe pesë nga Ukraina të cilat, siç ceket, kanë qëndrëruar në kundërshtim me qëllimin, përkatësisht e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik.
Personat janë arrestuar në NJPB Gostivar dhe ndaj tyre janë parashtruar kërkesa për inicim të procedurës kundërvajtëse sipas Ligjit për të huaj, ndërsa nga ana e gjykatës u janë shqiptuar dënime në të holla dhe sanksione kundërvajtëse. ab/
Foto: МIА arkivi