Jamal me kontratë te re dhe numrin 10
- Sulmuesi anësor i Barcelonës, Lamin Jamal do të nënshkruajë kontratë të re me ekipin katalunas, bëjnë të ditur mediat spanjolle.
- Post By Fami Bajrami
- 09:26, 20 maj, 2025

Barcelonë, 20 maj 2025 (MIA) - Sulmuesi anësor i Barcelonës, Lamin Jamal do të nënshkruajë kontratë të re me ekipin katalunas, bëjnë të ditur mediat spanjolle.
Kjo pritet të ndodhë në mesin e korrikut, kur futbollisti mbush 18 vjet. Përveç kësaj, Jamal do të ndryshojë numrin e fanellës. Sezonin e ardhshëm ai do ta bart numrin 10 i cili për momentin i përket Ansu Fatit. Më parë këtë numër në Barcelonë e kanë pasur Lionel Mesi, Ronaldinjo dhe Diego Maradona.
Jamal debutoi për ekipin kryesor të Barcelonës në vitin 2023. Këtë sezon ai ka luajtur 54 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 18 gola dhe 25 asiste. Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri verën e vitit 2026.
Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta konfirmoi se Jamal tashmë e ka pranuar ofertën e kontratës së re.
Foto: EPA