• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jakimovski: Unë si president më së shumti do t'i përkrah mjekët e rinj, për të ndalur emigrimin e personelit mjekësor

Jakimovski: Unë si president më së shumti do t'i përkrah mjekët e rinj, për të ndalur emigrimin e personelit mjekësor

Shkup, 16 prill 2024 

"Si president i Republikës së Maqedonisë dhe ajo që është më e rëndësishmja, përkrahje më të madhe do të kenë mjekët e rinj, veçanërisht praktikantët të cilët me të vërtetë në Republikën e Maqedonisë nuk gjejnë mirëkuptim pikërisht nga autoritetet shëndetësore dhe nga Qeveria. Dhe ju mund të imagjinoni një specializant që specializohet për gjashtë vjet pa sigurim shëndetësor, duke punuar në sektorin e shëndetësisë.

Është absolutisht e papranueshme. Punëtorët shëndetësorë, veçanërisht të rinjtë, nuk duhet të lejojmë që të largohen nga Republika e Maqedonisë! Ata gjatë specializimit duhet të marrin pagë të mirë, gjatë trajnimeve që kanë, në mënyrë që të marrin përsipër barrën e shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë.

Unë insistoj që kontributi për sigurimin shëndetësor të kthehet në 13 për qind. Kjo do të thotë se do të kemi mjete të mjaftueshme për të rritur pagat në shëndetësi dhe për sigurimin e kushteve materiale edhe për specializim si dhe pranim në vendet e huaja të punonjësve shëndetësor, si dhe ajo që është më e rëndësishmja, për furnizimin e pajisjes së re dhe harmonizimin e medotave të reja, metodave invazive dhe joinvazive për trajtimin e pacientëve, si mundet në një afat të shkurtër sërish të kthehen në aftësinë funksionale, përkatësisht njerëzit të kthehen në vendet e tyre të punës.

Kritikat më të rënda ua drejtoj edhe atyre që janë krejtësisht të paaftë për të negociuar prej 15 vitesh për ndërtimin e një spitali klinik dhe nuk mund të bien dakord për përqindjet. Kritika më e rëndë, sepse dhjetë vjet nuk kemi mundur ta ndërtojmë spitalin klinik në Shtip, këto janë kritikat më të rënda që duhet t'i kenë disa organe shëndetësore dhe në krye të kësaj ata ende kërkojnë mbështetje nga qytetarët për të vazhduar me paaftësinë dhe mosveprimin e tyre.

Propozimi im është: le të ndërtojmë një spital sipas standardeve të NATO-s dhe të bëhet një spital rajonal i NATO-s në të cilin do të marrim logjistikë, në të cilin do të marrim pajisje, në të cilin do të marrin njerëzit specializime dhe në të cilin do të ketë dhe do të mund të trajtohet komplet sektori i sigurisë në Republikën e Maqedonisë dhe në të njëjtën kohë ai spital do të sjellë njohuri të reja dhe të ardhura të reja në Republikën e Maqedonisë.

Pra, duke ulur kontributet nga 13% në 7.6%, ne e shkatërruam sektorin e shëndetësisë dhe arritëm në nivelin më të ulët. Dhe në këtë situatë kur punonjësit e shëndetësisë po largohen dhe po ikin nga ne, jo vetëm profesorët e universitetit, jo vetëm specialistët, por edhe stafi i mesëm dhe infermierët etj. Pra, duhet të bëjmë gjithçka që të mos largohen më punëtorë shëndetësorë nga Republika e Maqedonisë, por të krijohen kushte materiale dhe supozime që qytetarët e Republikës së Maqedonisë të trajtohen këtu", theksoi Jakimovski. 

Qendra për komunikime e GROM-it, koalicioni "Guximshëm për Maqedoninë"

__________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR