• e diel, 22 dhjetor 2024

Izraeli ua ktheu shpinën pengjeve për të shkatërruar Gazën

Izraeli ua ktheu shpinën pengjeve për të shkatërruar Gazën

6 dhjetor 2023

Haarec 

Gazeta izraelite "Haarec" raportoi se rinovimi i luftës nga Izraeli është gabimi më i madh që kishte bërë nga 7 tetori. Lufta u bë më e rëndë edhe më e ashpër, si në kohëzgjatje ashtu edhe në sasinë e gjakderdhjes, siç tha Moshe Dajan për një luftë tjetër. Qëllimet e tij pakësohen dhe krimet e tij grumbullohen. Dy ditët e para të fazës së ripërtërirë të luftës dukeshin të tmerrshme, si një rikthim në humbjen e njerëzimit.

Në rubrikën e tij në gazetën në fjalë, Gideon Levi thekson se bota është kthyer në skenat e tmerrshme, ku fëmijët vdesin duke bërtitur nga dhimbja, ndërsa të lënduarit - trupat e përgjakur të të cilëve janë mbuluar nga pluhuri i ndërtesave të shembura - transportohen me në automjetet e ndihmës urgjente që nuk mund t'u ndihmojnë.

Kolumnisti thekson se Gaza nuk mund ta përballojë më këtë dhe se nuk ka më kuptim të kërkojë zhvendosje nga veriu. Situata është e tillë që jugu i Rripit të Gazës është ekspozuar në bombardimin e njejtë joselektiv,  ndërsa harta interaktive e rrugës së arratisjes, e cila përfaqëson famën e teknologjisë dhe etikën e IDF-së, tashmë nuk mund të shpëtojë asnjë jetë të vetme. 

Është e qartë se Izraeli - siç beson kolumnisti  - preferon të "shkatërrojë" Lëvizjen e Rezistencës Islamike (Hamas) se sa të shpëtojë pengjet. Me rifillimin e luftës, Izraeli jo vetëm që i rrezikon jetët e pengjeve, por e shkatërron çdo tentim për lirimin e tyre dhe atë në kohën kur procesi i shkëmbimit të pengjeve zhvillohej më mirë se sa pritej.

"Izraeli ka një qëllim më të rëndësishëm se lirimi i pengjeve"

Sipas disa raporteve, Hamasi ishte i interesuar për lirimin e pengjeve meshkuj,  për të cilët çmimi ishte më i lartë, por Izraeli ka dëshiruar së pari ta përfundojë lirimin e grave. Mossuksesi i negociatave dhe kthimi i luftës gjithëpërfshirëse i tregon prioritetet e Izraelit, i cili edhe para kësaj tregoi se më shumë dëshiron luftë se sa lirimin e pengjeve.

Erdhi momenti i së vërtetës kur është izraeli në pyetje, zgjedhja është bërë - siç thotë kolumnisti - edhe pse fakti që Izraeli ka qëllim më të rëndësishëm nga lirimi i pengjeve shkakton zemërim. Nuk ka asgjë më të rrezikshme nga shkelja e marrëveshjes së pashkruar ndërmjet një civili apo ushtari dhe vendit të tij, duke i lënë pengjet në fatin e tyre.

Edhe pse kolumnisti beson se lufta e Izraelit është e drejtë, ai thotë se ajo po zhvillohet me metoda të tmerrshme. Madje edhe në luftëra të drejta, nuk është gjithçka e pranueshme, veçanërisht të vriten 15.000 njerëz dhe të vazhdohet me vrasje të pafundme që të arrihen qëllimet të cilat ndoshta janë të paarritshme. 

QËNDRONI TË LIDHUR