• e martë, 02 korrik 2024

Izraeli planifikon më shumë operacione ushtarake në Rafah, deklaroi një funksionar egjiptian

Izraeli planifikon më shumë operacione ushtarake në Rafah, deklaroi një funksionar egjiptian

Tel Aviv, 10 maj 2024 (MIA) - Izraeli planifikon të fillojë disa operacione të vogla ushtarake në qytetin jugor Rafah të Gazës, deklaroi një zyrtar anonim ushtarak egjiptian për gazetën libaneze Al Akbar.

Ai ka thënë se Izraeli planifikon të shmang pakënaqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkësisë ndërkombëtare kur bëhet fjalë për invazionin në Rafah, transmeton Tajms of Izrael.

Presidenti amerikan Xho Bajden këtë javë paralajmëroi se do të ndalojë ta furnizojë me armë Izraelin nëse ushtria izraelite kryen invazion të madh në Rafah.

Si përgjigje e paralajmërimit amerikan, Netanjahu tha dje se Izraeli "do të qëndrojë i vetëm nëse duhet", ndërsa sot deklaroi se Izraeli "nuk ka zgjidhje tjetër veçse ta shkatërrojë Hamasin".

Izraeli këtë javë filloi një operacion në pjesët lindore në Rafah, ndërsa Tel Avivi kumtoi se bëhet fjalë për "operacion të kufizuar".

Më shumë se një milion palestinezë gjetën strehim në Rafah nga konflikti në pjesë të tjera të Rripit të Gazës.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR