• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli negocion me vende për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Izraeli negocion me vende për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Tel Aviv, 13 gusht 2025 (MIA) - Izraeli po negocion me pesë vende për zhvendosjen e mundshme të palestinezëve nga Rripi i Gazës - me Indonezinë, Somalilandin, Ugandën, Sudanin Jugor dhe Libinë, njoftoi sot Kanal 12 i Izraelit.

“Disa nga vendet po tregojnë gatishmëri më të madhe se më parë për të pranuar imigracionin vullnetar nga Rripi i Gazës”, deklaroi një burim diplomatik i paidentifikuar për Kanal 12, duke veçuar Indonezinë dhe Somalilandin, publikoi "Tajms of Izrael", duke theksuar se vendime specifike nuk janë marrë ende.

Somalilandi është një rajon i shkëputur i Somalisë që shpreson për njohje ndërkombëtare përmes një marrëveshjeje me Izraelin për të pranuar palestinezët nga Rripi i Gazës.

Raporti vjen së bashku me pretendimet e disa mediave amerikane se Izraeli ka diskutuar për zhvendosjen e njerëzve nga Gaza në Sudanin e Jugut - një pretendim që qeveria e kombit afrikan e ka hedhur poshtë si "të pabazë" dhe nuk pasqyron politikën e saj zyrtare. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR