Izraeli kreu sulme ndaj Damaskut
- Izraeli herët në mëngjes ka kryer sulme në kryeqytetin sirian Damask, raportuan mediat shtetërore siriane.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:10, 24 tetor, 2024

Tel Aviv, 24 tetor 2024 (MIA) - Izraeli herët në mëngjes ka kryer sulme në kryeqytetin sirian Damask, raportuan mediat shtetërore siriane.
Shpërthime u dëgjuan mbi qytet pasi Izraeli sulmoi një ndërtesë banimi në zonën Kafër Sousa, në qendër të Damaskut, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Tani për tani nuk ka raporte për viktima, ndërsa Izraeli normalisht nuk i komenton raportet konkrete të sulmeve në Siri.
Izraeli prej vitesh kryen sulme kundër objektivave të lidhura me Iranin në Siri, por i ka shtuar sulmet pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas vitin e kaluar.
Foto: Arkivi i MIA-s