• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli akuzon Iranin se po ndërton aeroporte në Liban për sulme ndaj izraelitëve

Izraeli akuzon  Iranin se po ndërton aeroporte  në Liban për sulme ndaj izraelitëve

Jerusalem, 12 shtator 2023 (MIA) - Izraeli sot ka akuzuar Iranin se po ndërton aeroport në Libanin jugor për sulme ndaj izraelëve përmes kufirit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant, duke folur në konferencën kushtuar sigurisë së Universitetit të Rajhmanit në afërsi të Tel Avivit, pretendon se Irani ndërton pistë që kalon përmes maleve pyjore në vetëm 20 kilometra prej kufirit verior të Izraelit. Galanti tregoi fotografi satelitore në të cilin shihet vendi dhe flamujt e Iranit dhe ekstremisti libanez Hesbollah.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit tha se Irani "planifikon të aktrojë kundër qytetarëve të Izraelit"  dhe se po e shfrytëzon pistën ajrore si bazë.

Izraeli potencoi se ka rrëzuar dronët të lidhur me Hesbollahun dhe Iranin të cilët fluturuan prej Libanit ose Sirisë në vitet e fundit.

Shefi i Agjencisë së Inteligjencës Mosad, Dejvid Barnea, të dielën e akuzoi Iranin se planifikon sulme vdekjeprurëse ndaj Izraelit dhe të gjithë hebrenjve  në botë.

Ai tha se Izraeli është përgatitur t'i sulmojë pushtuesit në "zemër të Teheranit". rq/ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR