• e mërkurë, 20 nëntor 2024

ITSHKSH: Në Letnicë u fol në gjuhën e poezisë për Nënën Terezë

ITSHKSH: Në Letnicë u fol në gjuhën e poezisë për Nënën Terezë

Letnicë, 3 shtator 2023 

Gjatë ditëve sa po zgjatë manifestimi kulturor-shkencor “DITËT E  GONXHES” , që filloi më 26 gusht,  edhe sivjet, ITSHKSH bashkë me Revistën “Drita”, po mbanë gjallë kontinuitetin e aktiviteve që tash më janë bërë tradicionale, në mënyrë që nderimi i kujtimit për Gonxhe Bojaxhiun-Nënën Tereze të jetë sa më dinjitoz.

Gjatë  ditëve të kaluara është folur me gjuhën e librave, kumtesave e evokimeve të ndryshme, ndërkaq sot në Letnicë po flitet me gjuhën e poezisë, duke u bërë bashkë  ITSHKSH , Revista “Drita”, Ars Clubi Letrar “Beqir Musliu” nga Gjilani, Shoqata e shkrimtarëve “Ramadan Musliu” nga Vitia. Kjo  orë letrare mbështete edhe nga Drejtoria për kulturë e Komunës së Vitisë.

Drejtori i ITSHKSH, Skender Asani, në fjalën etij përshëndetëse tha se sot në Letnicë u fol me gjuhën e poezisë, aty ku përfundon rrugëtimi i saj si Gonxhe dhe fillon shtegëtimi i gjatë si Nënë Tereza.  Ne si ITSHKSH në bashkëpunim me Revistën "Drita" po hapërojmë guximshëm në formësimin sa më dinjitoz të këtij manifestimi, kurse nga viti i ardhshëm pretndojmë që ora letrare dedikuar Nënës Tereze të jetë ndërkombëtar, ku poetë nga e mbarë bota do të bëhen bashkë në Letnic, që vazhdon të jetë burim frymëzimi edhe për brezat e ardhshëm.

Edhe Don Lush Gjergji foli për disa asepkte shpirtërore të jetës së Nënës Tereze, kurse studiuesi Anton Nikë Berisha pati një qasje më specifike mbi këtë figurë planetare, duke ofruar argumente shtesë mbi shumëdimensionalitetin e personalitetit të Nënës Tereze.
Nëna Tereze është një figurë unike që prodhon frymëzim edhe pa e njohur atë fizikisht. Për rrjedhjojë kemi qindra vepra muzikore, pamore, letrare, kinematogarfike që  si bërthamë fabulative kanë pasur pikërisht personalitetin shumëdimensional të N. Tereze.

Ky përkushtim artistik ndaj kësaj figure universale, nuk ka munguar edhe te krijuesit shqiptarë, të të gjitha fushave. Në orën e sotme letrare, me poezitë e tyre u paraqitën poetët Gani Bytyçi (Ferizaj), Sherafedin Kadriu (Gjilan), Arsim Halil (Dobrosin), Kaltrina Berisha (Gjilan), Afrim Demiri  (Ferizaj), Vilson Culaj (Klinë), Bejtush Mehmeti (Kumanovë), Xhelal Hoxha (Viti), Zana Selimi Selimi – Viti, Ali Tahiri - (Viti).

Karvani i “Dritës së Gonxhes” vazhdon rrugëtimin në Tiranë, ku në prani të presidentëve Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani, më 5 shtator do të hapet ekspozita në ambientet e Presidencës së Republikës së Shqipërisë, me moton “Mbjellim dashuri”.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve

_________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR