ISHT: Qytetarët të kenë kujdes gjatë blerjes onlajn
- Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) bën thirrje qytetarët, para se të kryejnë porosi onlajn, t'i kontrollojnë të dhënat e kontaktit dhe të dhënat e tjera për kompaninë apo perosnin i cili
- Post By Arta Bunjaku
- 16:43, 6 shkurt, 2023
Shkup, 6 shkurt 2023 (MIA) - Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) bën thirrje qytetarët, para se të kryejnë porosi onlajn, t'i kontrollojnë të dhënat e kontaktit dhe të dhënat e tjera për kompaninë apo perosnin i cili i shet prodhimet, besueshmërinë e e-shitores, t'i mbrojnë të dhënat e tyre personale, dhe të mos e pranojnë prodhimin pa iu dhënë fatura fiskale.
Porosisin, nëse ekziston çfarëdo lloj dyshimi apo është kryer mashtrim i drejtpërdrejtë, menjëherë të paraqesin në Inspektoratin shtetëror të tregut.
Theksjojnë se Inspektorati shtetëror i tregut nuk ka kompetenca ndaj tregjeve ndërkombëtare jashtë territorit të vendit në mënyrë që të mund të ndërmarrë masa për zgjidhje të parashtresave për porosi nga ueb-shitoret ndërkombëtare.
Një tregtar i regjistruar onlajn, theksojnë, do të thotë, të kapshëm lehtë, drejtpërdrejtë dhe vazhdimisht të kapshme informatat në vijim: emri, përkatësisht ndërmarrja e ofruesit të shërbimit, selia e perosnit juridik, odruesi i shërbimit apo adresa nëse është person fizik, të dhëna për ofruesin e shërbimit në bazë të të cilave pranuesi i shërbimit mund të hyjë në kontakt me të në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe efikase, prëfshirë adresën elektronike, regjistrin tregtar në të cilin është futur ofruesi i shërbomeve dhe numri i regjistrimit të tij apo mjetet ekuivalente të identifikimit në atë regjistër, kur ofruesi i shërbimit është regjistruar në regjistër tregtar apo ndinjë tjetër adekuat, të dhlna nga organi kompetent, nëse ofruesi i shërbimit i nënshtrohet obligimit për dhënie të licencave apo llojit tjetër të lejeve dhe numrit tatimor për dhënie të licencave apo llojit tjetër të lejeve dhe numrit tatimor nëse ofruesi i shërbimit është obligues i TVSH-së.
Më tutje, nevojiten të dhëna edhe për institucionin nnë të cilin është regjistruar ofruesi i shërbimit, emri profesional i vendit në të cilin është përfituar ai emërtim, udhëzim me rregullat profesionale në vendin në të cilin e ushtron veprimtarinë dhe mënyrën e qasjes drejt tyre. Nëse ofruesi i shërbimeve të shërbimeve onlajn i cekë çmimet e prodhimeve dhe shërbimeve, ato duhet të jenë të cekura në mënyrë të qartë, posaçërisht duhet të ceket nëse në to janë përfshirë shpenzimet e dërgesës, tatimet dhe shçpenzimet manipulative të cilat kanë ndikim në çmimin e cekur. ab/