• e diel, 29 dhjetor 2024

Hiqet ndalesa për TTV në aksin rrugot Tetovë - Kodra e Diellit

Hiqet ndalesa për TTV në aksin rrugot Tetovë - Kodra e Diellit

Shkup, 28 dhjetor 2024 (MIA) - Në aksin rrugot Tetovë - Kodra e Diellit dje në ora 23:00 është hequr ndalesa për TTV, njoftoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore, nëpër rrugë diku-diku të lagështa, informon LAMM dhe përkujton se nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 15.11.2024 është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve. 

STRABAG SHA Filiali STRABAG Shkup njofton për ndryshim të përkohshëm të komunikacionit nga data 08.10.2024 deri më 31.12.2024 në autostradën A1 seksioni Veles - Negotinë për shkak të ndërtimit të segmentit Gradsko - kryqëzimi Drenovë. Qarkullimi do të zhvillohet nën regjim të përkohshëm me sinjalizim të vendosur siç duhet.

Sintek inxhenering SHPKNJP njofton për fillimin e ndryshimeve të përkohshme të trafikut në autostradën A1, në seksionin Demir Kapi - Smokvicë nga data 03.10.2024 deri më 01.12.2024, për shkak të rikonstruksionit të tubit të tunelit të djathtë të Tunelit T1. Përkatësisht, tubi i djathtë i tunelit të tunelit T1 do të mbyllet plotësisht për trafik, dhe trafiku do të devijohet plotësisht në tubin e tunelit të majtë me qarkullim të dyanshëm.

Ndryshimi i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në rrugën regjionale R1306 në pjesën Prilep-Krushevë-Slladuevë për shkak të fillimit të aktiviteteve ndërtimore lidhur me projektin Riparimi i dëmeve në rrugën rajonale R 1306 pjesa Prilep-Krushevë-Slladuevë në formë të rrëshqitjes së dheut në stacion rrugor nga km 15+100 deri në km 15+600. Prandaj nga 07.06.2024 qarkullimi do të vijojë sipas projektit të miratuar të qarkullimit për regjimin e përkohshëm të qarkullimit. mb/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR