• e martë, 06 gusht 2024

Ish-ministri rus i Mbrojtjes Shojgu në Teheran për thellimin e bashkëpunimit ruso-iranian

Ish-ministri rus i Mbrojtjes Shojgu në Teheran për thellimin e bashkëpunimit ruso-iranian

 Moskë, 5 gusht 2024 (MIA) - Funksionari i lartë rus, ish-ministri i Mbrojtjes Sergej Shojgu sot ka mbërritur në Teheran për një vizitë me qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Rusisë dhe Iranit, në kohën kur rriten kërcënimet për përshkallëzim ushtarak me Izraelin.  

Shojgu, i cili tani është sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, duhet të bisedojë me autoritetet iraniane për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, çështjet ekonomike dhe të sigurisë, si dhe situatën rajonale dhe botërore. 

 Është planifikuar ai të takohet me presidentin iranian Masud Pezeshkian, sekretarin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare Ali Akbar Ahmadian dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës iraniane Mohamad Bageri.

 Moska dhe Teherani e kanë rritur bashkëpunimin që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë në shkurt tl vitit 2022, ndërsa Irani është akuzuar për furnizimin e Rusisë me dronë shpërthyes Shahed që i përdor ushtria ruse.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR