Ish futbollisti i Fiorentinës, Seleste Pin gjendet i vdekur
- Ish mbrojtësi i Fiorentinës, Seleste Pin ka vdekur në shtëpinë e tij dje në moshën 64 vjeçe.
- Post By Fami Bajrami
- 08:42, 23 korrik, 2025
Firence, 23 korrik 2025 (MIA) - Ish mbrojtësi i Fiorentinës, Seleste Pin ka vdekur në shtëpinë e tij dje në moshën 64 vjeçe.
Sipas “La Gazeta dello sport", trupi i ish futbollistit u gjet në shtëpinë e tij në Firence nga një i afërm i tij i cili ka kontaktuar policinë.
Organet për zbatimin e ligjit po hetojnë rrethanat e vdekjes.
Pin luajti profesionalisht nga viti 1979 deri në vitin 1996. Ai ka luajtur për Peruxhën, Fiorentinën, Veronën dhe Sienën.
Ka luajtur gjithsej 263 ndeshje në Seria A dhe 136 ndeshje në Seria B.
Foto: AC Fiorentina në Fejsbuk