Isak mund të debutojë për Liverpulin më 14 shtator
- Futbollisti Aleksandër Isak zhvilloi seancën e tij të parë stërvitore si lojtar i Liverpulit, bën të ditur “Atletik”.
- Post By Fami Bajrami
- 12:46, 11 shtator, 2025
Liverpul, 11 shtator 2025 (MIA) – Futbollisti Aleksandër Isak zhvilloi seancën e tij të parë stërvitore si lojtar i Liverpulit, bën të ditur “Atletik”.
Suedezi 25-vjeçar mund të debutojë për klubin në raundin e katërt të Premier ligës kundër Barnlit më 14 shtator.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar, sulmuesi u transferua në Liverpul për një tarifë rekord për Britaninë e Madhe prej 125 milionë paundë (rreth 145 milionë euro) dhe nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare.
Isak luan për Njukasll që nga viti 2022. Në 109 ndeshje për ekipin ai shënoi 62 gola dhe 11 asiste. Futbollisti u bë fituesi i Kupës së Ligës angleze gjatë sezonit 2024/25.
Isak më parë ka luajtur për Real Sosiedadin, Vilemin Borusinë dhe AIK.
Foto: EPA