• e hënë, 06 prill 2026

Irani sulmon Tel Avivin me municione thërrmuese, goditen edhe objektiva në Haifa

Irani sulmon Tel Avivin me municione thërrmuese, goditen edhe objektiva në Haifa

Tel Aviv, 6 prill 2026 (MIA) - Mediat izraelite raportuan sot se Irani përdori përsëri municione thërrmuese në një sulm të ri me raketa në zonën e Tel Avivit herët këtë mëngjes, raporton DPA.

Kishte rreth 20 vende të sulmuara në afërsi të Tel Avivit, raportoi ynet.

Disa persona u plagosën, përfshirë një grua që pësoi lëndime të rënda, tha shërbimi i urgjencës "Magen Dejvid Adom". Një shkollë në Tel Aviv gjithashtu u godit.

Një zëdhënës ushtarak tha se është shumë e besueshme që janë përdorur municione thërrmuese.

Në veri të Izraelit u goditën të paktën 10 vende dhe atë në zonën Haifa, pas sulmit iranian me municion thërrmues, publikoi ynet. Citohet se në sulme u konfiskuan disa automobilë.

Gjatë natës, dy persona u gjetën të vdekur në një ndërtesë në Haifa pas sulmit të raketës iraniane.

"Hjuman rajt uoç" kohë më parë i dënoi sulme me municion thërrmues të Iranit ndaj qyteteve izraelite, duke thënë se kjo mund të jetë krim ushtarak.

"Përdorimi i municionit thërrmus nga ana e Iranit në zona të populluara të Izraelit paraqet një rrezik të parashikueshëm dhe afatgjatë për civilët", tha Patrik Tompson, hulumtues i krizave, konflikteve dhe armëve në "Hjuman rajts uoç".

"Bombat e vogla me municion thërrmues shpërndahen nëpër zonën më të gjerë, që i bën joselektive, gjë që i shkel ligjet e luftimit", tha Tompson, publikoi DPA. sa/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR